• Tirane, ofroj vend pune Teknik i Pajisjeve te Printimit

Art House Sh.p.k, kopania lider ne ofrimin e shërbimeve të analizës dhe implementimit të MPS/Sherbime të manaxhimit të printimeve (Managed Print Service) të cilat ndihmojnë klientët në rritjen e produktivitetit si dhe përmbushjen e kërkesave të punonjësve dhe klientëve të tyre, mirëpret kandidatura për pozicionin e " Teknik i Pajisjeve elektoronike te printimit,fotopjimit,faximit"

Përgjegjesitë:

  • Përgjegjës për planifikim, mirëmbajtje të punëve për servisim apo për mirëmbajtjen e paisjeve në projekte të ndryshme që realizohen në departamentin e servisit.
  • Përgjejgës për shërbimin e servisit dhe mirëmbajtjen e paisjeve të të gjitha projekteve, klientëve sipas orareve të caktuara nga Drejtuesi i Departamentit te Mirëmbajtjes dhe Teknikës.
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së paisjeve
  • Bashkëpunon me drejtuesin e Departamentit te Mirembajtjes dhe Teknikes në rast të nevojes për ndërrim të pjesëve apo per identifikim të problemeve të jashtëzakonshme
  • Duhet që gjatë ndërhyrjes në paisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës si dhe formularët për përshkrimin e punës së kryer/raportimin.
  • Raporton drejtpërdrejtë tek Drejtuesi i Departamentit te Mirembajtjes dhe Teknikes.
  • Në rastet e projekteve rutinore bashkëpunon me departamentin e Logjistikës në koordinim me Drejtuesin e Departamentit te Mirembajtjes dhe Teknikes.

Kualifikimet:
  • Shkolla e mesme e detyrueshme
  • Përparësi; të ketë të kryer fakultetin teknik – drejtimi Inxhinier i Elektronikës
  • Të ketë të kryer trajnime në fushen e IT-së, ECDL, Microsoft dhe Xerox etj.
  • Minimumi 1 vjet përvojë pune në shërbime servisi të paisjeve të IT-se dhe/ose elektronike (kompjuter, fotokopje, printer etj.)

Kerkesa te tjera:
  • Aftësi të mira të komunikimit
  • Aftësi të gjindshmërisë në situata të ndryshme
  • I aftë për të punuar në grup
  • I gatshëm të punojë nën presion dhe pas orarit të punës
  • Të posedojë patent shoferin për kategorinë “B”.

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen info@arthousepr.com.
Data e mbylljes se aplikimit eshte: 27 Shkurt 2017
 


Apply
Back
Top