• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Shoqëria jonë shpall konkurs për pozicionin e një inxhinieri civil me një përvojë pune minimale prej 2 vite (të dokumentuara), për të ju bashkuar ekipit tonë. Zyra jonë, ju mundëson gjithashtu një zhvillim të mëtejshëm në karrierë, ku ju do të keni një rol aktiv në të gjitha fazat e zhvillimit të projekteve, në bashkëpunim me drejtorin teknik, drejtorin për cilësi dhe ekipin e inxhiniereve.


Ne jemi në kërkim të një inxhinieri të talentuar, i cili është i mirë në punën në ekip dhe ka dëshirë të marrë pjesë në projekte të profileve të larta. Ju duhet të jeni në gjendje të merrni përgjegjësi brenda nje ekipi të inxhinierëve në dorëzimin e projekteve dhe të posedoni pikat e mëposhtme:


1. Të jetë i diplomuar pranë Fakultetit te Inxhinierisë së Ndërtimit.
2. Përvojë pune profesionale minimum 2 vite të dokumentuara
3. Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane (preferencialisht).
4. Njohuri shumë të mira në AutoCAD, Microsoft Office.
5. Të ketë njohuri mbi plotësimin e dosjeve përfundimtare të objektit.
6. Të zbatojë me rigorozitet kushtet e sigurimit teknik.
7. Të jetë fleksibël, me frymë pozitive dhe bashkëpunues.



APLIKIMI:
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikojnë në adresen e e-mailit: eurolines.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top