• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

EPPC Albania kërkon një Ekonomiste përklientin e saj, një ndër kompanitë më serioze dhe të konsoliduara në vend, në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Regjistrim dhe kontabilizim faturash blerje-shitje, deklarata doganore, arka, banka;
2. Shpërndarje shpenzimesh e kalkulim kostosh;
3. Përgatitje e libër blerjeve për deklarimin elektronik;
4. Ndjekja e pagesave të furnitorëve, si dhe kontroll i pagesave të klientëve dhe komunikim me klientët debitorë lidhur me detyrimet e pashlyera konform procedurave dhe politikave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
· Përvojë pune jo më pak se 2 vjecare në kontabilitet ose profile të ngjashme;
· Përdorimi i programit financiar Alpha është domosdoshmëri;
· Të zotërojë mirë MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri)
· Të zotërojë mirë gjuhën Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.

Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomiste;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 3.04.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top