PDA

Trego pamjen e plotë të : Tirane, Ftese per Oferte - STUDIM TREGU PUNE



SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
06.04.2017, 10:29
Ftese per Oferte

Tirane me, 03.04.2017


Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron prej 20 vitesh, kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve.

Aktualisht, SOS Shqiperi eshte duke implementuar nje projekt i cili ka si qellim te kontribuoje per kapercimin e perjashtimit social dhe te paqendrueshmerise ekonomike te te rinjve dhe familjeve ne rrezik ne veshtiresi ne zonat Sanatorium dhe Çollak. Ky projekt konsiston ne fuqizimin e ketyre familjeve ne nevoje nepermjet kurseve, keshillimit per karrieren, trainimin ne qendrat profesionale dhe praktikat ne biznese e ndermarrje publike duke rritur aftesite e individeve per perfshirjen e tyre sociale per karrire dhe punesim duke permiresuar statusin e tyre social dhe ekonomik.

Ne kete kontekst, ju njoftojme se shoqata SOS-fshatrat e Femijeve Shqiperi, ka hapur ftesen per oferte me Objekt:

STUDIM TREGU PUNE

Ky studim kerkon te krijoje nje tablo me te detajuar te kerkesave te ketij tregu me qellim identifikimin e nevojave kryesore dhe veshtiresite me te cilat ndeshen pune-kerkuesit dhe per te kuptuar tendencat e tij aktuale dhe mundesite e rritjes dhe te zgjerimit te tij ne te ardhmen.

Oferta juaj duhet te permbaje:
- Leter Interesi;
- Metodologjine e kryerjes se studimit;
- Koston perkatese te Studimit

Informacioni duhet te vije ne nje zarf te mbyllur dhe te vulosur, do te adresohet dhe paraqitet ne:

SOS-Fshatrat e Femijeve, Zyra Nacionale,
Adresa: SOS- Fshatrat e Femijeve, Rr. ”Hermann Gmeiner”, nr.10, Sauk, Tirane.

Afati i fundit per dorezimin e ofertave ne SOS-Fshatrat e Femijeve Shqiperi, ne adresen e mesiperme eshte data 13.04.2017.

Informacionin me te detajuar e gjeni ne faqen e internetit te Organizates:

www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al/) tek pjesa Njoftime (Ftese per Oferte – Market Research – SOS Albania)

Per cdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni ne: info@soskd.org.al (info@soskd.org.al)