• Tirane, ofroj vend pune Shef/e Finanace

Te Stela Resort kerkon te punesoje Shef/e Finance qe do te kete detyrat dhe pergjegjesite si me poshte:

- Planifikon, drejton, koordinon aktivitetin financiar në shoqëri.
- Përgatit raporte financiare ose raporte rregulluese të kërkuara nga ligji.
- Mban përgjegjësi për menaxhimin e politikave të keshit.
- Ben rakordimin e kartelave te furnitoreve
- Prezanton bilancin tek investitorët.
- Menaxhon politikat e kompanisë në lidhje me kapitalin, detyrimet, taksat në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Krijon një nivel të lartë besueshmërie dhe menaxhon marrëdhënie të mira pune me palët e treta.
- Realizon regjistrimet periodike të të gjitha faturave të çdo muaji;
- Regjistron dokumentat e Bankës si dhe të bën ndjekjen e tyre;
- Mban kartelat e debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile;
- Mban gjendjen e inventarit të magazinës dhe kartelave të artikujve dhe bën rakordimin me kontabilitetin;
- Ndjek shpenzimet e aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve;
- Ndjek llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve të ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore;
- Përpilon Listëpagesën, dhe bën dorëzimin e saj në Organet Tatimore;
- Përgatit Bilancin mujor;
- Harton raporte dhe pasqyrave të ndryshme financiare;
- Planifikon dhe kontrollon punen vjetore, 6 mujore, 3 mujore të punonjësve që ka në varësi.
- Harton raporte te ndryshme ne baze te kerkeses se administratores.
- Koston Produktet dhe vendos cmimet
- Ben raporte periodike te inventarit.

Kualifikimet dhe kerkesat

- Te kete perfunduar Arsimin e Larte Ekonomi, Finance
- Te kete mbi 10 vite eksperience pune ne profesion
- Te kete aftesi te mira ne kontabilitet
- Te perdore shume mire programet kontabilitet Alpha dhe Financa 5
- Te kete aftesi shume te mira menaxhimi

Personat e interesuar mund te na dergojne Cv-te e tyre ne adresat e meposhtme brenda dates 28.02.2017

email: burimenjerezore@testela.al
tel: 0684034463
Adresa: Autostrada Tirane -Durres, km7, Mezez, Kashar, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top