• Vend Pune per Mesuese te Gjuhes Angleze

Lajmërim për kontraktim mësuese të Gjuhës Angleze


Titulli i Projektit: Strehim dhe akses për fuqizim dhe reduktimin e rrezikut tek gratë dhe vajzat
Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar
Afati i aplikimit: 9 shkurt 2017
Email: caritasalbania@caritasalbania.org

Caritas Shqiptar dhe CRS (Catholic Relief Services – Caritas Amerikan) do të zbatojnë një projekt 9 mujor në lidhje me strehimin dhe aksesin për fuqizimin dhe reduktimin e rrezikut për gratë dhe vajzat refugjate. Financimi i projektit është bërë i mundur nga Qeveria Angleze me qëllim rritjen e aksesit në shërbime dinjitoze dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat në grupet e rrezikuara.

Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një mësues i gjuhës Angleze për të rritur dhe fëmijë në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru. Mësimi i gjuhës do të kryhet në mjediset e qendrës. Fëmijët janë nga mosha 6-14 vjeç.

Dokumentacioni i nevojitur në rast të një kompanie

· Licensë për ushtrim aktiviteti
· Nipt-i
· Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
· Vërtetim nga Tatimet që nuk janë debitor
· CV e kompanisë

Dokumentacioni i nevojitur në rastin e një individi

· Letër motivimi
· CV e detajuar
· 2 referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 9 shkurt 2017, ora 16:00.

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Kriteri
Mësuesi i Gjuhës preferohet të jetë femër për shkak të grupit me të cilin do të punoj
 


Apply WhatsApp
Back
Top