• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Zyre

Shoqëria "2RC" sh.p.k. ushtron veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit dhe konsulencës, duke e shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në sektorin e ndërtimeve civile e industriale, por dhe më gjerë.

Në funksion të kësaj veprimtarie, shoqëria "2RC" sh.p.k. kërkon të punësojë 1 Asistent/e Zyre, që të plotësojë kriteret e mëposhtme.

Arsimimi dhe Kompetencat Profesionale:

1. Të ketë përfunduar studimet e larta, Fakulteti i Drejtësisë përbën avantazh.

2. Të zotërojë gjuhën angleze (një gjuhë e dytë përbën avantazh).

3. Të njohë programet bazë në kompjuter.

4. Të jetë i/e besueshëm dhe i/e aftë të komunikojë dhe të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë.

5. Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme.

Shënim: Paga është e një niveli të kenaqshëm dhe e negociueshme në përputhje me nivelin e kualifikimit e performancës së kandidatit/es.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

- CV e shoqëruar me foto;
- Kopje Diplome;
- Referenca të eksperiencave të mëparshme të punës (nëse ka).

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në adresën e e-mailit: info@2rc.al.

Afati i fundit për pranim deri më datë 15 Shkurt 2017.

Tel.: +355 69 20 46 211
Ad.: Rruga "Pashko Vasa", nr. 8, Tiranë.
Web: www.2rc.al
paperclip.png
klikoni foton për ta zmadhuar




Tel. : +35542254936

Cel. : +355692046211
 


Apply WhatsApp
Back
Top