• Vlore, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Ofrohet vend pune ne pozicionit e Pergjegjesit Teknik te HEC-it

Kompania Jone eshte nje kompani me aktivitet ne fushen e prodhimit te energjise elektrike nepermjet Hidrocentraleve me derivacion.
Zyrat qendrore ndodhen ne Tirane, Pozicioni i punes ne fjale eshte ne Vlore ndaj preferohet banor ne Bashkine Vlore ose ne afersi.

Kritere:
- Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike ose Inxhinieri Mekanike.
- Me eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë (preferohet te kuptoje skemat e automatizimit, PLC, RL, mbrojtje te gjeneratoreve, trasformatoreve etj).
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Italiane.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, AutoCAD etj.
- Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.



Detyra dhe pergjegjesi:
- Mbikqyrja e proçesit të punes, prodhimit te energjise elektrike dhe të gjitha procedurat që përfshihen në të.
- Hartimi i planit të punës dhe ndërtimi i strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosur.
- Programimi dhe mbikëqyrja e të gjithë aktivitetit.
- Siguron mbarëvajtjen e punës duke zbatuar me përpikmëri Rregulloren e Brendshme të Kompanisë.
- Delegon përgjegjësitë dhe detyrat te vartësit e drejtpërdrejtë.
- Bën çdo ditë raportim tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto ne email: energy.green@outlook.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për proçedura të mëtejshme.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.

Tirane, ALBANIA
 


Apply
Back
Top