• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTOR SHITJESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

DETYRA STRATEGJIKE
· Përgatit politikën e ҫmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
· Rishikon procedurën e shitjes dhe marketingut në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
· Për projektet e reja, përcakton kriteret dhe elementet që duhet të plotësojë projekti për të qënë sa më i shitshëm bazuar në historikun dhe kërkesat e tregut;
· Përgatit oponencën së bashku me stafin teknik për elementet e funksionalitetit të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit;
· Prezanton, udhëheq, kryen shitjet dhe qiradhënien e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria;
· Informon klientet në lidhje me cilësine e ndërtimit, ҫmimet, hipotëkimin, financimin që ofron kompania;
· Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara;
· Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës;
· Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
· Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
· Përgatit ofertat për agjensitë real estate. Bën takime me përfaqesuesit e agjensive real estate për të marrë informacione, konsulence për projektet aktuale dhe projektet e ardhshëm te kompanisë;
· Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
· Miraton ҫmimin final të shitjes në përputhje me politikën e ҫmimeve të miratuar për ҫdo projekt;
· Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur jemi në pozicionin e pronarit të truallit;
· Përpilimi i draft kontratës së porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për ҫdo projekt, në bashkëpunim me departamentin juridik, teknik, financiar.

DETYRA MENAXHERIALE
· Përgatit buxhetin e marketingut dhe të shitjes;
· Përcakton strukturen e departamentit;
· Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
· Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, ju komunikon pritshmëritë e kompanisë;
· Identifikon nevojat për trajnim;
· Bën vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe benifitet për ta;
· Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjite e marketingut;
· Përgatit raportet javore/mujore të departamentit;
· Raporton tek menaxhimi potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
· Rifreskimi i database se klientit.

DETYRA KORDINUESE
· Koordinon punën e Departamentit të shitjes dhe marketingut me departamentet e tjera të kompanisë;
· Kordinon takime midis klientit, bankave dhe departamentit të financës kur klienti ka nevojë për financim.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;

Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përvoja në Biznes, përbën përparësi;

Aftësi:

· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
· I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
· Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
· Pozitiv dhe entuziast;
· I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë leje drejtimi;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 28 Shkurt 2017

-

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top