• Tirane, ofroj vend pune Kontrollor/e Cilësie (Këpucë)

Kompani Ndërkombëtare, e dyta në botë në prodhimin dhe shitjen e këpucëve dhe veshjeve sportive, kërkon:

Kontrollor/e Cilësie (Tiranë & Shkodër)

Kandidati ideal duhet të ketë punuar në fabrikë këpucësh në kontrollin e cilësisë së produkteve/materialeve, për defekte apo devijime nga standardet e kërkuara.​

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i Mesëm;
· Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 1 vit si Kontrollor/e Cilësie në fabrikë këpucësh;
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Italiane; (domosdoshmëri)
· Mosha deri në 35 vjeç;
· Të ketë leje drejtimi automjeti;
· Etikë të mirë pune dhe dëshirë për të mësuar dhe punuar;

Të dhënat:

Pozicioni: Kontrollor/e Cilësie (këpucë);
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna - Shtunë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.02.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]:
recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top