• Tirane, ofroj vend pune Software Developer

Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 2000 biznese me programet e saj kompjuterike. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe me vendosmëri si programet më cilesore në treg.

Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar qe dëshiron t’i bashkohet Departamentit tone të Zhvillimit të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Software Developer


Përshkrimi i punës
:
Personi i kërkuar do të angazhohet në projektet aktuale dhe të reja të Bilanc Shpk të cilat mbështeten kryesisht në teknologjitë e mëposhtëme:
· J2SE / J2EE ( JSF/JSP, Apache Tomcat/JBoss etj)
· Relational Databases (MSSQL,MySQL etj)
· JasperReports

Kualifikime dhe Kërkesa:

· Diplomë Universitare në degët Informatikë, Informatikë Ekonomike ose ekuivalente me to.
· Studimet Master ne deget e mesiperme perbejne avantazh (Mundësi aplikimi edhe për studentet në vitin e fundit Master)
· Njohje e mirë e gjuhës së programimit Java (çertifikatat nga Sun / Oracle përbëjnë avantazh)
· Përbëjnë avantazh:
a) eksperienca në "Object Oriented Programming"
b) eksperienca në perdorimin e bazave te te dhenave si MSSQL,Oracle,MySQL etj
c) eksperienca në perdorimin e sistemeve VCS
d) eksperiencë në dizenjimin e raporteve statistikore

Aftësi:

· Aftësi në vendim-marrje
· Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
· Të ketë aftësi analitike
· Të jetë i aftë të punojë në grup

Kompania ofron:
· Trajnim mbi teknologjitë që do të përdoren
· Pagesë të kënaqshme
· Vlerësim në bazë të performancës
· Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim për pozicionin Software Developer", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 31 Janar 2017.

Aplikimi duhet të përmbajë:
· CV-në e kandidatit
· Letër Referencë (opsionale)
· Projekte ku ka marre pjesë (opsionale)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.



Tel. : 044 500 222 Ext.1

Cel. : 067 60 377 28
 


Apply WhatsApp
Back
Top