• Tirane, ofroj vend pune Manaxhere shitjesh Rajonal (Tirane + Rrethe)

Kompania Sigi Shpk distributori ekszluziv ne Shqiperi i brandit te kosmetikes Gosh Copenhagen kerkon te punesoje Menaxhere shitjesh Rajonal (Tirane + Rrethe)


Detyrat:


1. Mirëmbajtjen e klientëve ekzistues dhe identifikimin e klientëve të rinj.
2. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut.
3. Ofrimin e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve.
4. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania.
5. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve.
6. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledh edhe informacion nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raporton tek Eproret.
7. Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai.


Kualifikimet / Kërkesat

o Diplomë Universitare.
o Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh.
o Njohuri të mira të gjuhës angleze.
o Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes.
o Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar.
o Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve.
o Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit.
o Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup.
o Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
o E pajisur me patente te klasi B dhe zoterimin mire te makines.




Tel. : +355 44500501

Cel. : +355 697074038

email: gosh@sigi.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top