• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh (produkte farmaceutike)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh (produkte farmaceutike) për një kompani ndërkombëtare, që operon në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale për promovimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare; (Degët e Shkencave Mjekësore/Natyrore janë të preferueshme)
· Eksperiencë pune në këtë sektor përbën avantazh;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
· Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
· Të ketë aftësi të mira prezantimi, komunikimi dhe dëshirë për tu zhvilluar profesionalisht.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh (produkte farmaceutike);
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.02.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top