• Katar, ofroj vend pune Inxhinjer Ndertimi

ADMC është një firmë dinamike Evropiane e specializuar në Punimet strukturore, duke përfshirë Punimet e Hekurit dhe të Armaturёs. ADMC ёshtё i njohur për profesionalizmin dhe qëndrimin pozitiv tё ekipit të tij të fuqishёm. Ne ofrojmë fikasitet në një shumëllojshmëri të gjërë projektesh duke filluar nga projektet më të vogla deri tek ato më të mëdhat, të tilla si Hekurudha, Stadiume, Aeroporte, Punime rrugore dhe Infrastrukturore. Që prej viti 2004, ADMC ka qënë në ballë të risive në industrinë e ndërtimit, me një ekspertizë të gjatë të qëndrueshme që përfshin vepra të mëdha, jo vetëm në Katar, por edhe në Greqi, duke përfshirë punimet për Lojërat Olimpike të vitit 2004. Ne vazhdojmë të ndërtojmë mbi reputacionin tonë si një partner i besueshëm, besnik dhe i aftë për të mbaruar në kohë dhe brënda limiteve buxhetore edhe projektet më komplekse.

ADMC kerkon te punesoj Inxhinjer Ndertimi ne shtetin e Katarit.

-Të drejtoj dhe orgazioj punёn nё kantier.
-Tё kontrolloj zbatimin e projektit ,tё pёrpiloj librezat e masave.
-Tё zbatoj rregullat e sigurimit teknik nё kantier.
-Tё pёrpiloj borderot e punonjёsve dhe të jet i aftë të përgatis njё raport ditor pёr mbarёvajtjen e punёs.
-Tё zbatoj nё kohë afatet e paracaktuara.


-Tё ketё mbaruar studimet e larta per Inxhinieri.
-Tё ketё njohuri shumё tё mira të gjuhës Angleze.
-Aftësi shumë të mira në menaxhimin e një grupi.
-Aftësi shumë të mira komunikimi.
-Eksperienca të mëparshme pune si Inxhinier terreni.
-Të jetë i gatshёm tё punojё me orare tё zgjatura nё raste nevoje.
-Të zotёroj shumё mirё paketёn e Microsoft Office dhe AutoCAD.
-Tё jetё i motivuar.
-Kandidatët preferohen të jenë nga mosha 28 deri ne 40 vjec .

*Te interesuarit te dergojn CV-ne e tyre ne adresen e meposhteme te emailit.
alda@admc-usa.com
CV-ja duhet te jete ne gjuhen Angleze,te permbaj foto dhe adresen e skypes.

Tel. : 045605194
 


Apply
Back
Top