• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Logjistikes dhe Aseteve Fikse



MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Koordinator i Logjistikes dhe Aseteve Fikse


Qellimi i Pozicionit:
Koordinon punen per te siguruar mbarevajtje në dy funksionet baze si ne logjistike dhe ne asete.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


  1. Koordinon punen per levizjen e mjeteve nen administrimin e Megatek, me qellim mbarevajtjen dhe plotesimin e nevojave per levizje per te gjithe departamentet e Megatek.
  2. Harton raporte mujore ne lidhje me konsumin e karburantit per cdo makine te Megatek dhe raporton rastet kur ka tejkalim te normave te lejuara te konsumit.
  3. Kryen te gjitha procedurat e nevojshme me kompanite e sigurimit ne rast aksidentesh te makinave te kompanise, se bashku me perdoruesin e mjetit te perfshire ne aksident.
  4. Monitoron dhe siguron, ne bashkepunim me departamentin e mirembajtes, funksionimin e sistemit te fikjes se zjarrit dhe angazhohet ne trajnimet qe lidhen me perdorimin e fikseve te zjarrit.
  5. Eshte pjese e organizimit te procesit te evakuimit te stafit ne rast emergjencash dhe siguron qe sistemi eshte ne funksionim te plote.
  6. Kordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen ne menyre te autorizuar te Aseteve fikse te Shoqerise dhe monitoron ne menyre sistematike per arritjen e objektivave te vendosura.
  7. Pjese e inventarit vjetor te aseteve fikse
  8. Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplome e arsimit te larte.Preferohet Administrim Bisnesi.
Eksperiencë pune: Preferohet experienca min 2 vite te meparshme ne fushen e logjistikes




Aftësite:

  • Aftesi shume te mira teknike
  • Aftesi komunikuese

  • Aftesi shume te mira nderpersonale.

Aftesi te tjera:


  • Njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Njohuri të mira kompjuterike.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top