• Tirane, ofroj vend pune CRM Junior, Dega Durres

Objektivat Kyce
Te realizoje objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

Objektivat e Riskut Operacional

Te kujdeset qe cdo tranaksion i regjistruar dhe cdo produkt i shitur nga CRM duhet te jete ne perputhje me procedurat e bankes te cilat normojne veprimtarine e saj.

Pergjegjesite KYC dhe AML


  1. Eshte pergjegjes per cilesine e te dhenave te klientit ne zbatim te parimit Njihni Klientin Tuaj;
  2. Zbaton me perpikmeri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit ;

Rolet & Pergjegjesite Kryesore


  1. Te perfaqesoje imazhin e Bankes Societe Generale Albania, si pike kontakti midis klientit dhe bankes.
  2. Te menaxhoje marredheniet e bankes me klientet ne fushen e produkteve te kredive, depozitave, llogarive rrjedhese, trasfertave, kartave te kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe cdo produkt tjeter te ri te hedhur ne treg nga banka.
  3. Te mireprese çdo klient qe tregon interes per kredite duke e sqaruar e ndihmuar.
  4. Te grumbulloje dhe verifikoje informacionin rreth vertetesise se dokumentacionit te paraqitur nga klienti.
  5. Te beje vleresimin e situates ekonomike dhe financiare te aktivitetit te klientit.
  6. Te jape mendimin e tij te pavarur, ne formen e nje analize te shkruar bazuar ne manualin e Kreditit, per dhenien ose jo te huase.
  7. Te ndjeke, menaxhoje dhe te jete pergjegjes per kthimin e kredive brenda afatit.
  8. Te kujdeset per nenshkrimin e marreveshjeve te pagave.
  9. Te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e dosjes se kredise dhe te ruaje sekretin e cfaredo informacioni qe zoterojne per banken dhe klientet.
Kualifikime te Nevojshme

  1. Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
  2. Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 10 Janar 2017.

Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun http://societegenerale.al/al/jobs/
 


Apply
Back
Top