• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh per zonen e jugut ( M )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, nje kompani e madhe distribucioni, jemi duke kërkuar:

Drejtor Shitjesh per zonen e jugut ( M )

Kërkesat për pozicionin:

-
Diplomë Universitare në Administrim biznesi, Marketing ose fusha te ngjashe.
- Te kete experience pune minimalisht 4 – 5 vite ne këtë pozicion
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
-
Përvojë në zhvillimin e planeve dhe strategjive të shitjev
- Duhet të ketë patentë makine, klasi B
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë ne rrethe


Pergjegjesite e pozicionit:


-
Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania.

- Planifikon, drejton organizon dhe kontrollon aktivitetin e shitjeve
- Drejton dhe koordinon funksionet e shitjeve dhe të marketingut të kompanisë
- Planifikon dhe harton objektivat mujorë dhe planin e veprimit
- Njohje shumë e mirë dhe studim i tregut dhe konkurencës
- Bashkëpunimi me njësitë e tjera të kompanisë
- Krijimi, zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve të mira me klientët ekzistues & të rinj.
- Konsultohet me Drejtorin e Pergjithshem për të planifikuar ofertat, reklamimin e produkteve dhe shërbimeve.
- Monitoron preferencat e klientëve dhe tregun për të përcaktuar fokusin e shitjeve.
- Paraqit ofertat dhe prezanton produktet e Kompanisë te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
- Zgjedh produktet e duhura ose ndihmon në përzgjedhjen e tyre, bazuar në nevojat e klientëve apo karakteristiakt e produkteve.
- Prezanton skedat e çmimeve dhe bonuseve te klientët potencialë ose ekzistues.
- U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e produkteve dhe shërbimeve.
- Ndjek ankesat e klientëve për produktet dhe shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:[COLOR=blue][FONT='inherit']info@albapunesim.al[/FONT][/COLOR].

Ju lutem shënoni tek subjekti: Drejtor Shitjesh per zonen e jugut ( M )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top