• Tirane, ofroj vend pune Topograf

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
TOPOGRAF

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Piketon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
· Bën rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
· Ndjek punimet e ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
· Bën azhornime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
· Përgatit dokumentacionet pas ndërtimit (as-built);
· Detyra të tjera që i ngarkohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierise së Ndërtimit dega Gjeodezi;

Eksperiencë Pune: Pesë ose më shumë vite eksperience në piketimin e objekteve civile të ndërtimit dhe rivelimeve topografike;

Aftësi:

· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë në gjendje të kooperojë me stafin teknik;
· Nëse ka aparatin e tij personal përbën një avantazh;
· Të njohë programet bazë në kompjuter si dhe ndonjë program që lidhet me topografinë;
· Njohuria e gjuhës angleze përbën avantazh;
· Të jetë i gatshëm të punojë me orare të zgjatura;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Janar 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top