• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu në TEG

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM shpk, është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: ______ Specialist Marketingu
Departmenti: __ Marketing
Vendodhja: ____ TEG/ ACREM

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Specialisti i Marketingut në një Qendër Tregtare është personi përgjegjës që zhvillon dhe konkretizon planet marketing të qendrës në përputhje me objektivat e kompanisë si dhe monitoron implementimin e tyre. Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar për të cilat kërkohet një kombinim eksperience dhe gjykim i fortë. Raporton tek menaxheri I marketingut.


Detyrat dhe përgjegjësitë

- Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing,
- Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
- Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
- Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga qendra,
- Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
- Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
- Monitoron website dhe online marketing, zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
- Mban kontakte të vazhdueshme me mediat,studiot, agjencitë, furnitorët, klientët,
- Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
- Menaxhon promocionet në hapsirat e qendrës dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre,
- Monitoron aktivitetin e konkurrencës.

Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi:
- Diplomë ne Administrim –Biznes, Profili Marketing
- Studimet Master- Profili Marketing dhe trajnimet në ketë fushë përbëjnë avantazh
b. Eksperienca të punës: Jo më pak se 3-4 vjecare në fushën e marketingut,

c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun online.
- Të ketë njohuri shumë te mira në gjuhë nangleze (në të folur & shkruar)
- Preferohet të zotëroje gjuhën Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE

d. Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë iniciative për ide /risi ne fushën marketing,
- Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar,
  • Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të ACREM nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: [FONT=Gisha][B][I][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/I][/B][/FONT] (ku në subjekt të shkruhet "Aplikim për Specialist Marketingu")
  2. Dërgim me postë në adresën : Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri


Afati I dorëzimit
: deri në dt. 23.09.2017
 


Apply
Back
Top