• Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance & Kontabiliteti

EPPC Albania kërkon një Specialist Finance & Kontabiliteti për klientin e saj, kompani prestigjioze në sektorin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor në vend.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e Specialistit të financës dhe kontabilitetit do të konsistoj në disa aspekte brenda departamentit të financës sic janë: ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare të klientëve, regjistrimet dhe rakordimet kontabël, deklarimet online, përgatitje raportesh financiare si dhe detyra të tjera brenda departamentit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
· Përvojë pune 2-3 vjecare në kontabilitet ose profile të ngjashme; (eksperienca në zyra kontabiliteti përbën avantazh)
· Të zotërojë shumë mirë një nga programet bazë të kontabilitetit;
· Përdorimi i MS Office. (Excel-i është domosdoshmëri);
· Njohuri të mira të gjuhëve Angleze dhe Italiane;
· Të jetë person i përgjegjshëm i përkushtuar në punë.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Finance & Kontabiliteti;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 08.01.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top