• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh

Qendra e Monitorimit te Mjedisit shpk eshte nje kompani me aktivitet ne fushen e mjedisit me konsulence dhe sherbime te ndryshme.

Kompania Qendra e Monitorimit te Mjedisit shpk kerkon te punesoje:

Agjent Shitjesh

Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:

- eksperiencë si agjente shitjesh dhe ne fushen e marketingut perben perparesi
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Duhet të ketë patentë makine te klasit B
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë edhe jashte qytetit

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:

-Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania dhe sherbimet qe ofrohen.
- Konsultohet me Administratorin dhe Departamentin Teknik për të planifikuar reklamimin e produkteve dhe shërbimeve
- Paraqet ofertat dhe prezanton sherbimet e Kompanisë te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
- Zgjedh sherbimet e duhura per kliente te ndryshem
- Prezanton skedat e çmimeve dhe bonuseve te klientët potencialë ose ekzistues.
- U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e shërbimeve.
- Ndjek ankesat e klientëve për shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
-Te kete aftesi negociuese
-Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
-Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise
-Te karakterizohet nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia
-Te kete aftesi organizative,kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
-Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise
-Te ruaje konfidencialitetin
Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen:

info@qmm.al

Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 14.03.2022 ora 17.00

Vetem personat e perzgjedhur nga faza e pare do te kontaktohen per nje interviste.
 


Apply
Back
Top