• Tirane, ofroj vend pune Oficer per Sigurine dhe Shendetin ne pune

Qendra e Monitorimit te Mjedisit sh.p.k (QMM) kerkon te punesoj:

Officer per Sigurine dhe shendetin ne Pune.

Detyrat e jane:

  • Të organizojë veprimtarinë e sigurisë dhe shëndetit në punë në subjektin e kontraktuar dhe njëkohësisht ta monitorojë atë.
  • Të përpilojë dhe mbajë dokumentacionin sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Të bashkëpunojë me drejtuesit e kompanisë për marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë në përshtatje me proçeset e punës.
  • Të bëjë kontroll periodik për gjendjen e masave mbrojtëse në punë dhe zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga të gjithë personat, punonjës të kompanisë apo kontraktor e nënkontraktor që veprojnë në territorin apo objektet e kompanisë.
  • Të japë asistencë që në fazën e kërkimit, të projektimit dhe ndërtimit të ndërtesave, të vënies në punë të makinerive e pajisjeve, të teknologjive që do të përdoren për zvogëlimin dhe shmangien e rreziqeve për aksidente në punë.
  • Të hartojë në bashkëpunim me administratën e subjektit rregulloret e përgjithshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, t’i specifikojë këto për veprimtari dhe vende të veçanta të punës si dhe të përpilojë udhëzime e përgjegjësi në plotësimin e detyrave nga strukturat e ndryshme të ndërmarrjes për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Të kryejë në mënyrë periodike sipas përcaktimeve në marrëveshje kontrollin e brëndshëm mbi zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.
  • Të përgatisë dhe të kërkojë vendosjen në vendet e punës dhe mbi secilën pajisje e makineri tabela paralajmëruese, shenja sigurie, udhëzime e rregulla për mbrojtjen në punë.
  • Të bëjë kurse trajnimi për informimin e personave, të cilët do të fillojnë punë në ndërmarrje, për rreziqet ndaj të cilave ata mund të ekspozohen në vendin e punës që do caktohen të punojnë si dhe për masat parandaluese dhe mbrojtëse që duhet të merren. Personat e trajnuar pajisen me dëshminë përkatëse të sigurisë e shëndetit në punë.
  • Të përgatisë programin, i cili do të përditësohet e ndryshohet sipas formave dhe llojeve të reja të rrezikut, për sigurinë dhe shëndetin në punë të përshtatur me vendet specifike të punës.
  • Të informojë punonjësit për sigurinë e shëndetin në punë, pasi të marrë njoftim nga ndërmarrja, kur:
  • Vendosen në punë teknologji të reja apo makineri dhe mjete të reja pune.
  • Procesi i punës ndryshon në një mënyrë që rreziku ndikon në nivelin e shëndetit dhe të mbrojtjes në punë.
  • Transferohet apo ndryshon punonjësi vendin e punës.
  • Të informojë punonjësit e të gjithë sektorëve për çdo rrezik në vendin e punës secilit si dhe për masat e sigurisë që duhet të merren për të kontrolluar këto rreziqe dhe për të shmangur pasojat e rrezikshme.
  • T’i paraqes personave përgjegjës në ndërmarrje kërkesën për plotësimin e kushteve të nevojshme për informimin dhe trajnimin e punonjësve nëpërmjet posterave, fletushkave, filmave dhe filmimeve që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Të kontrollojë dhe monitorojë në vazhdimësi funksionimin e sistemeve e mjeteve mbrojtëse dhe ato të shuarjes zjarrit, pajisjet e mjetet e diktim – sinjalizimit.
  • Të evidentojë e kontrollojë lëndët dhe substancat e rrezikshme që janë në ruajtje apo që çlirohen nga proceset teknologjike si dhe të bashkëpunojë me shërbimet e specializura për riparimin, mirëmbajtjen, zëvëndsimin e mjeteve mbrojtëse ndaj tyre e neutralizimin e lëndëve të rrezikshme.
  • Të kryejë vlerësim të rreziqeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë dhe ato pozicione pune që ekspozojnë punonjësit me rreziqe të veçanta e të shtuara.
  • Të përpilojë dokumentin e vlerësimit dhe parandalimit të rreziqeve për ndërmarrjen apo aktivitetin por edhe sipas kushteve specifike të secilit vend pune.
  • Të përgatisë udhëzimet e hollësishme, që do tu vihen në dispozicion të gjithë punonjësve nëpërmjet përgjegjësave të reparteve apo grupeve të punës, në zbatim të dokumentit të vlerësimit dhe parandalimit të rrezikut për çdo vend pune. Ky veprim do të dokumentohet nëpërmjet procesverbaleve që do të mbahen ndërmjet palëve.
  • Të bëjë vlerësimin për rreziqet dhe ekspozimin ndaj agjentëve të rrezikshëm në proceset dhe kushtet e punës që mund të përbëjnë rrezik të veçantë për grupet e rrezikuara të punonjësve.
  • Të rekomandojë për punëdhënësin përshtatjen e vendit të punës kur ekspozimi ndaj agjentëve të rrezikshëm të proceseve apo kushteve të punës përbën një rrezik për sigurinë dhe shëndetin e grave shtatëzana, nëna me fëmijë në gji apo të mitur që nuk kanë arritur pjekurinë e tyre.
  • Të përgatis dokumentacionin për organizimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe rifreskimin në rast nevoje të këshillit sigurisë dhe shëndetit në punë të ndërmarrjes.
  • Të përgatisë materialin njoftues, në emër të ndërmarrjes për institucionet shtetërore sipas ligjit, kur ndodhin aksidente.
  • Të ndjek dhe të analizojë të dhënat në lidhje me aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe të nxjerrë raportet sipas afateve ligjore për nevojat e Administratorit.
  • Të bëjë dokumentacionin e vlerësimit të aksidenteve kur ato ndodhin në punë apo për shkak të punës duke vlerësuar kushtet dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur aksidente.



Kualifikimet:
• te kete mbaruar studimet e larta ne Inxhinieri, shkenca ose dege te tjera qe lidhen me to.
• preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze;
• te kete eksperience pune ne fushen e sigurise dhe shendetit ne pune te pakten 5 vjet ne kantiere ndertimi apo procese industriale;
• te jete i pajisur me leje drejtimi automjeti te tipit B (e detyrueshme);
• te jete i gatshem te udhetoj jashte qytetit ne menyre individuale;
• te kete aftesi shume te mira te punes ne grup dhe aftesi komunikuese;
• te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike MS Office.
• Trajnime dhe kurse specializimi per sherbimin e kerkuar perben perpararesi.
  • te kete Njohuri ne hartimin dhe licence per projektet e Mbrojtjes ndaj zjarrit (MNZ) perben perparesi.

Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen:

info@qmm.al

Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 15.12.2023 ora 17.00

Vetem personat e perzgjedhur nga faza e pare do te kontaktohen per nje interviste.
 


Apply
Back
Top