• Prishtine, ofroj vend pune Agjent Shitje

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, autonivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
AGJENT SHITJE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes për kategorinë e produkteve të paracaktuar;
· Identifikon dhe krijon marrëdhenie me kliente të rinj duke mbrojtur interesat e klientëve ekzistues;
· Planifikon vizita të rregullta dhe kujdeset të marrë porosi për secilin klient;
· I ofron asistencë dhe konsulencë të plotë klienteve në lidhje me gamën e produkteve;
· Kryen analiza tregu në mënyrë që të maksimizojë fitimin e portofolit të paracaktuar;



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë preferohet në Marketing, Administrim Biznesi, Inxhineri Ndertimi;

Eksperiencë Pune: Preferehet eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme, jo më pak se 3 vjet;

Aftësi:

· Kandidati duhet të jetë energjik, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit të kompanisë duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve;
· Të ketë aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi;
· Të ketë njohuri të mira në lidhje me aspekte teknike-ndërtimi;
· Të zotëroj leje drejtimi klasi “B”;
· Të ketë njohuri në lidhje me tregtimin e materialeve të ndërtimit;
· Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkuara;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Dhjetor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top