• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh / Marketingu (M)

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.


Për një klientin tonë, nje nga kompanite e ndertimit me te medha ne vend, jemi duke kërkuar:

Menaxher Shitjesh / Marketingu ( M )



Kërkesat për pozicionin:

Diplomë Universitare në Administrim biznesi, Informatike Ekonomike apo fusha të ngjashme.
- 2 - 3 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Duhet të ketë patentë makine.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:

-Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania.
- Konsultohet me Drejtorin e Shitjeve dhe Departamentin Teknik për të palnifikuar reklamimin e produkteve dhe shërbimeve.
- Monitoron preferencat e klientëve dhe tregun për të përcaktuar fokusin e shitjeve.
- Paraqit ofertat dhe prezanton produktet e Kompanisë te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
- Zgjedh produktet e duhura ose ndihmon në përzgjedhjen e tyre, bazuar në nevojat e klientëve apo karakteristiakt e produkteve.
- Prezanton skedat e çmimeve dhe bonuseve te klientët potencialë ose ekzistues.
- U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e produkteve dhe shërbimeve.
- Ndjek ankesat e klientëve për produktet dhe shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
-Te kete aftesi negociuese
-Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes
-Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise
-Te karakterizohet nga ndershmeria,integriteti dhe korrektesia
-Te kete aftesi organizative,kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
-Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise
-Te ruaje konfidencialitetin

Ofrohet: Page konkuruese ne treg


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën: info@albapunesim.al.
Ju lutem shënoni tek subjekti:
Menaxher Shitjesh / Marketingu ( M )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

 


Apply
Back
Top