• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER/E SHITJESH

EPPC Albania kërkon një MENAXHER/E SHITJESH për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e shitjeve sipas strategjisë së
kompanisë;
· Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet;
· Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë;
· Përgjegjës për menaxhimine buxheteve;
· Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe përgatit raporte;
· Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg;
· Zhvillimin dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
· Përgjegjës për kontrollin dhe vlerësimin e stafit të shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
· Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë si drejtues në shitje;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar;
· Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të zotëroj patentë për drejtim automjeti.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher/e Shitjesh;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.12.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top