• Tirane, ofroj vend pune Animator,Operator, Mjek

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) ofron vendet e mëposhtme të punësimit. Të interesuarit duhet të dorëzojnë Brenda dates 13. Mars. 2009 dokumetet fillestare të aplikimit : një CV dhe një letër motivimi. Në rast përzgjedhje për fazat e mëtejshme kandidatët do të njoftohen për dokumente shtesë. Aplikimet mirëpriten në adresën Rr."Bogdani" , Pallati 10-katesh, Shk.1, Kati II, Ap/11. ose në adresën elektronike SHKEJ: [shkej@albmail.com].
Profili i pozicionit

Pozicioni: Animator “Ekipi i Rrugës”

Qëllimi i pozicionit: Animatori i Ekipit të Rrugës, si pjesë e këtij ekipi, është përgjegjës për orientimin e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë të identifikuar në ambjentin “rrugë”. Ai realizon aktivitete gjallëruese (animim) dhe krijon lidhje shoqërizuese me fëmijë në rrugë në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjagjësitë Kryesore:
Ä Është nismëtar dhe lehtësues i aktiviteteve gjallëruese (animim) në grup – merr rol lideri në këtë aspekt.
Ä Krijon lidhje shoqërizuese me fëmijët, të rinjtë në ambjentin rrugë & lehtëson krijimin e grupeve të rrugës nëpërmjet aktiviteteve në grup.
Ä Në bashkëpunim me operatorin social plotëson skeda fillestare personale për fëmijët pjesmarrës në këto aktivitete.
Ä Mbështet Ekipin e Rrugës në identifikimin dhe mbështetjen e të rinjve për regjistrim në kurse profesionale
Ä Së bashku me pjestarët e ekipit kontakton dhe takon në vazhdimësi familjet e fëmijëve/të rinjve.
Ä Planifikon punën dhe aktivitetetin e tij dhe raporton në mënyrë periodike sipas formateve të miratuara.
Ä Mbështet Ekipin në identifikimin e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë përfshirë dhe familjet e tyre & në vlerësimin e nevojave të tyre në ambjentin ku ata jetojnë.
Ä Mbështet Ekipin në orientimin e fëmijëve dhe të rinjve të identifikuar “në nevojë” në ndërhyrjet SHKEJ apo në shërbim-ofrues të tjerë në zone & ndjekjen në vazhdimësi fëmijët e referuar.

Edukimi:
Ä Aplikanti duhet të ketë të paktën arsimin e mesëm. Te kete nje formim baze nga kurse formimi profesionale në fusha të tilla si: pedagogji, shkenca sociale, animimacion
Ä Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.

Komunikimi:
Ä Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Ä Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Ä I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
Ä Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
Ä Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
Ä Të ketë aftësi vëzhguese.
Ä Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
Ä Të ketë aftësi të mira krijuese.
Ä Të jetë i aftë të punojë në grup.
Ä Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
Ä Të jetë i aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
Ä Të ketë eksperienca të mëparshme në një punë të ngjashme.
Ä Të jetë i aftë të organizojë dhe lehtësojë aktivitete gjallëruese (animim) në grup, në ambjentin “rrugë”

Do të konsiderohet si kusht:

Ä Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Ä Preferohet njohja e një gjuhe të dytë.të huaj.

Profili i pozicionit

Pozicioni: Operator eduaktiv i Qendres Ditore SHKEJ


Qëllimi i pozicionit: Operator eduaktiv i Qendres Ditore është përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve dhe të rinjve në nevojë në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjagjësitë Kryesore:
Ä Zhvillon aktivitetin e qendres ditore në bazë të planit të punës dhe programit të aktiviteteve të kësaj qendre.
Ä Planifikon, programon aktivitetet me fëmijët e Qendrës në bazë të struktures së miratuar të raportimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e projekteve.
Ä Organizon së bashku me stafin e Qendrës aktivitete reabilituese, integruese dhe gjallëruese me fëmijët pjesmarrës të qendrës.
Ä Merr pjesë në takimet me projektet e tjera të SHKEJ apo me ofrues të tjerë shërbimesh në terren.
Ä Merr pjesë aktivisht në takime periodike me stafin.
Ä Kontakton dhe takon në vazhdimësi familjet e fëmijëve/të rinjve.

Edukimi:
Ä Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale, mësuesi, pedagogji).
Ä Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.

Eksperienca:
Ä Aplikanti preferohet të ketë të experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.
Komunikimi:
Ä Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Ä Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Ä I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
Ä Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
Ä Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
Ä Të ketë aftësi vëzhguese.
Ä Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
Ä Të ketë aftësi të mira krijuese.
Ä Të jetë i aftë të punojë në grup.
Ä Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
Ä Të jetë i aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
Ä Të ketë eksperienca të mëparshme në një punë të ngjashme.
Ä Të jetë i aftë të organizojë dhe lehtësojë aktivitete gjallëruese (animim) në grup,
në ambjentin “rrugë”

Do të konsiderohet si kusht:

Ä Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Ä Preferohet njohja e një gjuhe të dytë.të huaj.


Profili i pozicionit

Pozicioni: Mjek në Qendrën Ditore SHKEJ

Qëllimi i pozicionit: Mjeku i Qendres Ditore është përgjegjës për ndjekjen e gjëndjes shëndetësore të fëmijëve të qendrës si dhe informimin e vazhdueshëm të stafit dhe prindërve mbi çështjet shëndetësore në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjagjësitë Kryesore:
Ä Ndjek gjëndjen shëndetësore të fëmijëve në qenderën ditore në bazë të planit të punës dhe programit të aktiviteteve të kësaj qendre.
Ä Lehtëson hapjen e librezave shëndetsore për cdo fëmijë në lagjen ku ai/ajo banon në bashkëpunim me stafin e qendres.
Ä Realizon analizën e ecurisë së shëndetit të fëmijëve (raport statistikor).
Ä Informon dhe orienton stafin dhe prindërit mbi çështjet shëndetësore.
Ä Merr pjesë aktive në takimet e stafit dhe aktivitete të ndryshme të organizuara në SHKEJ.

Edukimi:
Ä Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë në degën Mjekësi, preferohet specializimi në pediatri.
Ä Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.

Eksperienca:
Ä Aplikanti preferohet të ketë të experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
Ä Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Ä Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Ä I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
Ä Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
Ä Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
Ä Të ketë aftësi vëzhguese.
Ä Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
Ä Të jetë i aftë të punojë në grup.
Ä Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese

Gjuha e huaj:

Ä Preferohet zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.


Profili i pozicionit

Pozicioni: Punonjëse e higjenës e qendres ditore SHKEJ

Qëllimi i pozicionit: Punonjësja e higjenës së Qendres Ditore është përgjegjëse për mirëmbajtjen ditore të higjenës në ambjentet e qendrës duke mbështetur në arritjen e misionit lehtësues dhe edukues të qendrës në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjagjësitë Kryesore:
Ä Mirëmban higjenën e përditshme të mjediseve të qendrës ditore, përfshirë ato të ngrënies.
Ä Sistemon mjediset e përdoruese/përfituesve të qendrës ditore
Ä Ndihmon në kuzhinë duke shtruar dhe ngritur vaktet.
Ä Nëpërmjet punës dhe komunikimit ndihmon në edukimin e fëmiijëve pjesmarrës në qendër.
Edukimi:
Ä Aplikanti duhet të ketë arsim 8-vjeçar, preferohet të ketë punuar në ambjente sociale dhe edukative.

Eksperienca:
Ä Të ketë eksperienca të mëparshme në një punë të ngjashme.
Komunikimi:
Ä Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Ä I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
Ä Të ketë aftësi të mira përshtatje dhe komunikuese.
Ä Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
Ä Të shfaqë fleksibilitet dhe motivim në punët që i ngarkohen.
Ä Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese



 


Apply
Back
Top