• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Bari

“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje “Menaxher/e Bari”

Përgjegjësitë Kryesore:

•Percakton objektivat dhe synimet e barit duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar perfomancen ne punën e tyre;
•I komunikon stafit detyrat dhe pergjegjesite ne lidhje me punen per te permbushur objektivat e caktuara;
• Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit;
• Ndjekjen e procesit te furnizimeve dhe mirembajtjen e maredhenieve me furnitoret;
• Inkurajon klientët apo biznese te ndryshme për të organizuar festa dhe evente në ambjentet e barit;
•Planifikon dhe organizon aktivitete te ndryshme promocionale;
• Monitoron dhe mirëmban ambientet e bar-it si dhe shërbimet e ofruara;
• Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor;
•Komunikon ne menyre profesionale me stafin duke organizuar takime te rregullta;
•Raporton rregullisht ne lidhje me ecurine e punes prane Menaxherit te Pergjithshem;

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Përvojë e mëparshme në menaxhim baresh jo më pak se 3 vjet;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe Italiane;
  • Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
  • Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
  • Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Foto brenda dates 31/10/2018 në adresën e e-mail-it: hr@ring.alJu do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.
 


Apply
Back
Top