• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Finances

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË FINANCËS

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori Financës ndjek dhe mban përgjegjësi për veprimtarinë ekonomiko-financiare, mirë-administrimin e vlerave materiale e monetare të shoqerise. Drejtori i Financës zbaton me përpikmëri planin e buxhetit dhe raporton për të sipas afateve të përcaktuara, mban kontabilitetin sipas ligjeve në fuqi dhe raporton për bilancin sipas afateve të kërkuara.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Harton bilancin kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara;
  • Kryen pagesat në përputhje me bazën ligjore të tyre;
  • Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen nëpërmjet bankës;
  • Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen nga arka në perputhje me disiplinën financiare;
  • Organizon punën për mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi; Harton dhe ndjek zbatimin e planit të inventarëve;
  • Përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të përcaktuara në ligj;
  • Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave në vlerë;
  • Kontrollon zbatimin e proçedurës për blerjet e vogla, konform praktikave të prokurimit;
  • Harton dhe dërgon në afat të gjitha evidencat që i përkasin degës së financës;
  • Llogarit amortizimin e A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi;
  • Bën kontrollin e arkës çdo muaj;
  • Kryen veprimet për sistemimet e kalimeve kapitale;
  • Organizon dhe kryen kontrolle të befasishme në magazinat e Kompanisë;
  • Ndjek dhe raporton arkëtimin e të ardhurave nëpërmjet evidencës së realizimit të tyre, dhe planifikon përdorimin e tyre në përputhje me nevojat e Administratorit;
  • Monitoron librin e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas Programit Financiar;
  • Kryen analiza ekonomiko-financiare periodike (1-6-12 mujore) dhe merr masa për zbatimin e detyrave të caktuara, kontrollon përgatitjen e dokumentacionit sipas vendimeve në fuqi;
  • Ndjek lëvizjen e materialeve nga magazinat me qëllim moskrijimin e stoqeve të tyre;
  • Në bashkëpunim me sektorët e tjerë harton projekt-buxhetin vjetor sipas nevojave të Kompanisë dhe sipas metodave të planifikimit;
  • Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Ekonomi Financë;

Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicionin drejtor i departamentit të financës në shoqëri ndërtimi;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera në programet financiare Financa 5;
· Aftësi komunikuese dhe negociuese;
· Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe palët e treta;
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shkrim në gjuhën angleze;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nentor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top