• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Kontabiliteti

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e konceptimit të hapsirave duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER KONTABILITETI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Përgatitja e pasqyrave financiare mujore në funksion të manaxhimit (PASH, Bilanc, Cash Flow);
· Organizimi i punës në departamentin e financës dhe respektimi i afateve të raportimit;
· Manaxhim të operacioneve kompjuterike në sistemin financiar dhe kontroll të kontabilitetit të kompanisë;
· Përgatitja e raporteve specifike në varesi të kërkesave të manaxhimit;
· Mbikqyr të gjitha funksionet dhe raportimet e departamentit të financës;
· Përgatitja dhe analiza e KPI të performancës së kompanisë;
· Analiza e kostove të produkteve sipas kategorive dhe qëndrave të kostove;
· Mbikqyrja e marrdhënieve me klientet dhe furnitorët dhe palet e lidhura;
· Bashkëpunon drejtpërdrejt me manaxherin e Financës;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë;

Eksperiencë Pune: Pesë ose me shumë vite eksperiencë (përparësi nëse eksperienca është në tregetim dhe import-export);

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
· Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Janar 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top