• Sarande, ofroj vend pune Menaxher Eventesh dhe Sherbimesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHERBIMESH DHE EVENTESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Manaxheri i shërbimeve dhe eventeve është përgjegjës për punësimin, organizimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e personelit të shërbimit si dhe për organizimin e eventeve nga ideja deri në realizimin.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Në bashkëpunim me specialistin e marketingut dhe shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime komplimentare;
· Krijon dhe implementon paketa/shërbime me pagesë;
· Koordinim të të gjitha shërbimeve të resortit midis: recepsion, pastrim, restorant, bar;
· Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve që resorti ofron;
· Kërkon tregun për indetifikimin e raste për evente;
· Krijon propozime të detajuara eventesh: afatet kohore, objektet, furnizuesit, detyrimet ligjore, personelit dhe buxheti;
· Drejton kordinimin e eventeve të miratuar nga krijimi deri tek implementimi i eventit;
· Performon detyra të tjera të kërkuara nga manaxhimi;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Eksperiencë Pune: Pesë ose me shumë vite eksperience në industrinë e hotelerisë. Prioritet kantidatet me experiencë në planifikimin e eventeve në hotel;

Aftësi:

· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· Kërkohet rrjedhshmeri në gjuhën angleze (e shkruar dhe e folur);
· Aftësi të shkëlqyera supervizimi dhe manaxhimi;
· Eksperiencë në shërbim klienti;
· Zotësi për t’u përqëndruar në nevojat e klientit, aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Dhjetor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top