• Tirane, ofroj vend pune Agjente Marketingu dhe Shitjesh në terren.

EventPoint.al është platforma mobile më e re për të krijuar, manaxhuar dhe promovuar lehtësisht eventet, produktet dhe shërbimet e bizneseve lokale për qytetarët vendas dhe vizitorët e huaj.
EventPoint.al sh.p.k është në kërkim për kandidate (F) të talentuar dhe ambicioze si Agjente Marketingu dhe Shitjesh në terren.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Te prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanise klientëve të zgjedhur.
2. Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
3. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
4. Të identifikojë dhe zgjidhe në kohë shqetësimet e klientëve.
5. Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
6. Analizimi dhe targetimi i grupeve të ndryshme të klientelës.
7. Organizimi, prezantimi dhe promocioni i shërbimeve.

Kriteret e pozicionit të punës:
1. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
2. Njohuri te shkëlqyera të gjuhës Shqipe dhe preferencialisht të mira te gjuhes Angleze dhe Italiane.
3. Aftësi negociuese.
4. Njohuri të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
5. Njohuri të mira të platformave të Rrjeteve Sociale (Facebook, Twitter, YouTube, Instagram, LinkedIn etj.).
6. Të jetë mbi 22 vjeç.
EventPoint.al ofron:
1. Pagë motivuese + Bonus.
2. Shpërblime mbi bazën e performancës në punë.

Të interesuarat të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: info@eventpoint.al
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen.



Cel. : 069 35 47 886
 


Apply WhatsApp
Back
Top