• Tirane, ofroj vend pune specialist ne departamentin e shitjeve

GLOBE GROUP kërkon të punësojë një person (djalë) në pozicionin “specialist pranë departamentit të shitjeve” për ndermjetësim midis klientëve/ Globe Group dhe institucioneve financiare:


Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Menaxhon marëdhëniet që klientët dhe Globe Group kanë me institucionet e ndryshme financiare;
• Zhvillon dhe zbaton procedura të sigurta që lehtësojnë marëdhëniet e klientëve me këto institucione;
• Merret me procedurat e ndjekjes së leasing, kredive konsumatore, etj;
• Asiston me përditësimin dhe përmirësimin e informacionit që lidhet ngushtësisht me punën e tij të përditshme;
• Ka njohuri të mira të funksionimit të secilit institucion me të cilin ndërmjetëson;
• Menaxhon kohën dhe realizon çdo detyrë në afat;
• Përdor njohuritë e thella teknike dhe kërkesat e biznesit për të projektuar dhe implementuar zgjidhje të sigurta dhe të shpejta të situatave.


Kërkesat profesionale të vendit të punës :
• Të ketë njohuri të mira të menaxhimit të situatave dhe marëdhënieve me njerëzit dhe institucionet.

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jetë shumë i komunikueshëm, të jetë këmbëngulës, korrekt, i shkathët;
• Të krijojë network të qëndrueshëm;
• Të jëtë i fokusuar ndaj detajeve;
• Të jetë negociator i mirë;
• Të jetë i aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence;
• Të ketë leje drejtimi automjeti tipi B.


Arsimimi
• Të ketë arsim të lartë (menaxhim biznesi apo financë);

Ata që e ndjejnë veten të aftë që i plotësojnë këto kritere të domosdoshme të dërgojnë CV me fotografi në adresën njoftime@distribrands.net deri ne dt. 30/11/2016 duke përshkruar detajet e arsimit dhe eksperincës në punë
 


Apply
Back
Top