• Durres, ofroj vend pune Magaziniere

eppc kërkon një MAGAZINIERE (femër) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgjegjëse për hyrjen e mallrave, produkteve, invetarizimin sipas dokumentacionit të ardhur nga destinacione të ndryshme;
· Kryerjen në mënyrë sistematike të iventareve për të gjitha seksionet e magazinës;
· Mbikëqyerjen e dokumentave, fletë-hyrjet, fletë-daljet, kartelat, libër magazine dhe procesverbalet;
· Hedhjen në sistemin finananciar Financa 5 të fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve;
· Të asistojë në monitorimin e sigurisë dhe pastërtisë në ambientet e punës;

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i Mesëm ose i Lartë.
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 1 vit në pozicione të ngjashme;
· Residente në Durrës.
· Njohuri të mira të programit financiar “Financa 5”;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar;
· Aftësi shumë të mira organizative;
· Mosha 35 – 45 vjeç.

Të dhënat:

Pozicioni: Magaziniere;
Vendndodhja: Durrës;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.11.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top