• Tirane, ofroj vend pune “Menaxhere Dyqani” ( F )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një qendër shumë e madhe tregëtare
, jemi duke kërkuar:

- “Menaxhere Dyqani” ( F )


Menaxheri i dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga kompania dhe punedhenesi.

Qellimi kryesor i punes se menaxherit te dyqanit eshte te permiresoje shitjet dhe maksimizoje fitimet duke rritur xhiron ditore. Per arritjen e ketyre objektivave menaxheri I dyqanit ka pergjegjesine kryesore qe lidhet me: funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit te dyqanit, kontrollin e kases, arketimet dhe inventarin; sherbimin ndaj klientit; aktivitetet e marketingut; aktivitetet logjistike dhe administrative per te cilat kane rene dakort me menaxherin e pergjithshem.

Kërkesat për pozicionin:


·Te kete mbaruar arsimin e larte preferohet dega Menaxhim, Marketing.

·
Te kete minimumi 2 vite eksperience pune te ngjashme dhe gjithashtu experience pune ne retail ( dyqane )

·Te jete njohes shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane.

·Te kete aftesi shume te mira komunikimi.

·Te jete i/e afte per te punuar ne grup.

Detyrat kryesore:

·Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe terrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.

·Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut

·Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshem dhe koordinon me financen per mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim

·
Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grup moshave, etj., ne menyre qe te lehtesoj planifikimin, te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani

·Perpilon raporte te tjera sa here qe i kerkohet nga menaxheri pergjithshem

·Merret me ceshtjet e stafit duke bere vleresimin periodik te performances, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional per stafin e dyqanit nepermjet: trajnimit formal, trajnimit jashte kompanise,instruksioneve ne baze ditore, ndarjen e informacionit te shkruar qe merret direkt nga “franchiser”, etj

·Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe i propozon CEO dhe HR, kur eshte e nevojshme, masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.

·Perpilon me pergjegjesi liste prezencat javore dhe mujore te stafit, duke zbatuar te gjitha rregullat e percaktuara ne kete drejtim (orarin normal te punes, oret jashte orarit, ditet e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj)

·Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan; te rregullit dhe pastertise ne dyqan dhe magazine, te funksionimit te perditshem te dyqanit si dhe te sherbimit ndaj klientit

·I pergjigjet ankimimeve dhe komenteve te klienteve ·Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Menaxherin e Marketingut dhe duke marre aprovimin nga CEO, si psh. duke siguruar lidhjen me shkollat, mediat dhe komunitetin ne pergjithesi sa here qe i kerkohet;

·Merr pjese ne mbledhjet periodike te organizuara nga CEO apo te tretet , kur eshte e nevojshme ·Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente qe lidhen me mbarevajtjen e dyqanit

·Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit te shitjes te veshjeve ne pergjithesi; i paraprin ne avance dhe kupton interesat dhe tendencat e klienteve dhe monitoron ne menyre te qellimshme ecurine e konkurences

·Sugjeron/propozon tek CEO ide dhe inisiativa per permiresimin e biznesit

·Asiston vete ne shitje sa here qe eshte e nevojshm


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:
[B][COLOR=windowtext][FONT='inherit']info@albapunesim.al[/FONT][/COLOR][/B].

Ju lutem shënoni tek subjekti:Menaxhere Dyqani” ( F )


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top