• Kompani Ndertimi/Fasadash , ofroj vend pune Shef/e Finance

Aluflor eshte nje kompani me aktivitet ne fushen e ndertimit me ekspertize ne konceptimin, projektimin, perpunimin dhe ndertimin e fasadave te jashtme te objekteve duke ofruar nje portofol te plote te te gjitha llojeve te fasadave te xhamit, fasadave te ventiluara me material natyror, fasadave te ventiluara me pllake qeramike, fasadave te ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave te blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve te avancuara te dritareve dhe dyerve komplekse etj.

Aluflor kerkon te punesoje Shef/e Finance


Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.

-Përgatit raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit të drejtuesve të kompanisë.

-Mbikëqyr rrjedhën e parasë dhe instrumentat financiarë, duke bërë edhe pagesat përkatëse sipas datave të caktuara.

-Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve dhe në Inspektoriatin e punës sipas përcaktimeve ligjore.

-Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.

-Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë.

-Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet financiare të punonjësve në zyra dhe departamente.

-Përcakton proçedurat për mirëmbajtjen dhe kontrollin e aseteve.

-Ekzaminon, vlerëson dhe zbaton aplikimet normave të interesit.

-Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi dhe Eksperienca:

-Diplomë Universitare në Financë.

-5 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.

-Njohje e gjuhës angleze.

-Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha etj.

-Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.

-Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.

-Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.


Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
E-mail: recruit@aluflor.com

Nr. Cel: 0674041209
 


Apply WhatsApp
Back
Top