• Kompani Ndertimi/Fasadash, ofroj vend pune Drejtor/e Teknik/e

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.

ALUFLOR eshte i interesuar te punesoje nje Drejtor/e Teknik/e, qe te plotesoje kriteret e meposhtme:

Kriteteret :

- Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Mekanike.
- Mbi 10 vjet eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë (preferohet te kete eksperience edhe me fasadat).
- Preferohet te kete studiuar/punuar jashte ose te kete eksperience pune me te huajt.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, AutoCAD etj.
- Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Detyra dhe pergjegjesi:


- Mbikqyrja e proçesit të projektimit, prodhimit dhe montimit dhe të gjitha procedurat që përfshihen në të.
- Hartimi i planit të punës dhe ndërtimi i strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosura.
- Programimi dhe mbikëqyrja e të gjithë aktivitetit të Departamentit.
- Merr pjesë në punësimin e punonjësve që i përkasin këtij departamenti dhe siguron mbarëvajtjen e punës duke zbatuar me përpikmëri Rregulloren e Brendshme të Kompanisë.
- Delegon përgjegjësitë dhe detyrat te vartësit e drejtpërdrejtë.
- Bën çdo ditë raportim tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
E-mail: recruit@aluflor.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për proçedura të mëtejshme.

- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.


Adresa: Rr "Xhanfize Keko", Porcelan, Tirane.
 


Apply
Back
Top