• Tirane, ofroj vend pune Menaxher dyqani (background inxhinierik)

EPPC Albania kërkon një Menaxher Dyqani për klientin e saj, kompani ndërkombëtare lider në treg në pajisjet pneumatike (kompresorë ajri, njësitë e trajtimit të ajrit & automatizim pneumatik, sistemet e vakumit etj).

Përgjegjësitë Kryesore:

· Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe profesional klientëve;
· Identifikimi i nevojave të klientëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre me pajisjet dhe produktet e duhura;
· Trajnohet dhe trajnon stafin e shitjeve në lidhje me qëllimin, funksionin dhe përdorimin e pajisjeve/produkteve pneumatike;
· Ndjekja e procesit të porosive, menaxhimi i nivelit të stokut dhe kontrollit të tij;
· Raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


· Diplomë Universitare në Inxhinieri (Elektrike, Mekanike, Mekatronike);
· Të zotëroj shumë mirë gjuhën Greke (domosdoshmëri);
· Përvojë e mëparshme në pozicione menaxhuese në sektorin e shitjeve/retail-it;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të shfaq aftësi të mira supervizuese, planifikuese dhe problem-zgjidhëse;
· Të jetë person dinamik, i adaptueshëm dhe i besueshëm.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Dyqani;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 48 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 28.10.2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top