• Ulqin, ofroj vend pune Supervizore Pastrimi - Ulqin (Mal i Zi)

EPPC Albania & Kosovo, kërkon Supervizore Pastrimi për klientin e saj, që operon në Industrinë e Hoteleri-Turizmit në Ulqin (Mal i Zi).

Qëllimi kryesor i punës:

· Përgjegjëse për të gjitha operacionet ditore që lidhen me mirëmbajtjen dhe ruajtjen e dhomave të hotelit, ambienteve publike, pishinë, duke u kujdesur të jenë kryer konform standarteve të cilësisë dhe politikave e procedurave të sigurisë;
· Verifikon dhe përditëson çdo ditë statusin e dhomave dhe mirëmbajtjen e tyre;
· Planifikon, ndan dhe kontrollon në mënyrë të përpiktë detyrat e stafit të pastrimit duke u siguruar të kryhen në kohë dhe në shërbim të kënaqësisë dhe komoditetit të klientëve;
· Bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet e tjera si recepsioni, lavanderia, departamenti teknik, me qëllim koordinimin me sukses dhe në kohë të aktiviteteve të përditshme;
· Asiston në përzgjedhjen e stafit të pastrimit dhe i trajnon ata në lidhje me detyrat që duhet të kryejnë;
· Mirëpret dhe suporton me informacion në mënyrë të sjellshme, etike dhe profesionale klientët.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· E preferueshme të jetë nga Veriu i Shqipërisë (Shkodër, Lezhë, Laç etj.) ose nga Kosova;
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Shqipe dhe Malazeze (domosdoshmëri);
· Diplomë gjimnazi, ose diplomë profesionale në Hoteleri-Turizëm;
· I/e gatshme të zhvendoset për punë në Ulqin/Mal i Zi, (veçanërisht gjatë sezonit turistik);
· Përvoja e mëparshme në pozicione të tilla ose të ngjashme, përbën avantazh;
· Njohuri të mira kompjuterike.

Të dhënat:

Pozicioni: Supervizore Pastrimi;
Vendndodhja: Ulqin (Mal i Zi);
Orari: 48 orë në javë;
Kontrata: Sezonale (Prill – Tetor), me mundësi rinovimi;
Pagesa: 450 EURO net/muaj;
Aplikimet mbyllen: 15.12.2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me fotografi në Anglisht dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top