• Tirane, ofroj vend pune Veteriner

Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës është qëndra e parë private
në cilësinë e një spitali të kompletuar me të gjitha aparaturat bashkëkohore të mjekësisë veterinare,
hotel, qendër trajnimi dhe salon bukurie për kafshët e shoqërimit.
Ky kompleks veterinar i përbërë nga mjekë veteriner të huaj dhe shqiptarë ofron shërbime veterinare dhe kryen kirurgji të ralla tek kafshët e shoqërimit.

Mundësi e hapur për t’u bërë Drejtues i Klinikës.

Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës pjesë e Kompanisë “Pets & Partners shpk.”
Kërkon të punësojë një mjek veteriner me kohë të plotë:

Detyrat dhe përgjegjësitë e mjekut veteriner do të jenë:
  1. Të punojë së bashku dhe nëndrejtimin e shefit të klinikës;
  2. Në mënyrë periodike cdo ditë, të kryejë vizitat e pacientëve në reanimacion dhe të mysafirëve në Hotelin e kafshëve. Ky inspektim nën kupton kontrollin dhe ndjekjen e trajtimit mjekësor të gjëndjes shëndetësore të kafshëve të reanimuara; inspektimin e pastrimit dhe higjenës së pacientëve dhe të Kompleksit Veterinar;
  3. Të monitorojë sipas programit ditor kafshët në Hotel;
  4. Të pranojë dhe trajtojë klientë (së bashku me ekipin veterinar dhe veterinerët primarë);
  5. Të jetë i hapur për të mësuar dhe për të investuar në ngritjen e profesionalizmit të vet dhe të jetë i vendosur të ketë një karierrë të qëndrueshme në mjekësinë veterinare klinike.
Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e mjekut veteriner pranë Spitalit Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës:
  1. Arsim i lartë, i diplomuar në degën e mjekësisë veterinare;
  2. Të ketë experience pune në fushën e veterinaries klinike ose të ketë punuar si prakticien për kafshët e shoqërimit;
  3. Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze në të folur dhe duke qenë se do të punojë në një ambient me të huaj duhet të ketë komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë;
  4. Të jetë i prezantueshëm dhe të jetë komunikues me njerëzit;
Dergoni CV-ne tuaj ne adresen: ornelamebelli@gmail.com
Cel. : 0674048804
 


Apply WhatsApp
Back
Top