• Itali, ofroj vend pune Ndihmes/PASTICIER-E

OFERTA PUNESIMI NE ANIJET E COSTA CROCIERE - Menaxheret e Kompanise COSTA, do te jene vazhdimisht ne Shqiperi, per te testuar dhe rekrutuar ne bashkepunim me TSTS Group, kandidatet per pozicionin e punes PASTICIER ne bordin e Anijeve te kesaj kompanie.
Kontratat jane 8 mujore me te drejte rinovimi, me paga qe fillojne nga 500 $ NETO.


Detyrat
1. Bashkëpunon në përgatitjen e embelsirave dhe kryerjen e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Shefi, në mënyrë që të sigurohet qe produkti perfundimtar te jete ne perputhje me procedurat e kompanisë, duke ndjekur standardet HACCP dhe duke minimizuar prishjen dhe hedhjen e produkteve.
2. Garanton një përdorim të duhur dhe të sigurtë të pajisjeve dhe makinerive sipas procedurave të HACCP dhe te kompanisë.
3. Ngarkon produktet e nevojshme per pergatitjen e embelsirave ne zonen e caktuar sipas procedures se paracaktuar dhe i ruan ato në zonat e përcaktuara, për të garantuar qe cdo produkt ne fund të jetë i përgatitur sipas recetave te kompanise dhe sipas standardeve HACCP
4. Mban ambientin e kuzhines te paster dhe te mireorganizuar ne perputhje me standarded HACCP dhe te kompanise.
5. Raporton direkt tek Shefi per cdo problem ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e shpejt dhe efikase.

Kualifikimet / Kërkesat
Te kete arsimin e mesem profesional ne fushen e pasticerise, dhe 6 muaj eksperience pune ne kuzhine
Te kete arsimin e mesem te pergjithshem, kurset e nevojshme per pasticier/e dhe 1 vit eksperience pune ne kete sektor.
Te kete kryer trajnimin HACCP per higjenen.

Njohuri teknike:
Njohuri e produkteve të ndryshme (dmth lloje të ndryshme të sheqerit);
Njohja e pajisjeve (furrat tradicionale dhe furrat me ajrim);
Njohja e llojeve të ndryshme të miellit, bukeve, dhe produkteve te tjera te brumit te pasticerise si edhe pergatitja e tyre;
Si të përdorni lloje të ndryshme të pajisjeve per pergatitjen apo pjekjen e produkteve te vecanta qe bashkohen ne fund per te pergatitur produktin final.

Njohuri te gjuheve te huaja:
Te zoteroje gjuhen angleze ne nivel B1 (mesatar), vecanerisht gjuhen profesionale te kuzhines.

Kontakt:
Te gjithe personat e interesuar, te grup-moshes 20-45 vjec qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne duke derguar me email CV-te e tyre, ne formatin Europass (anglisht).


Email: info@tstsgroup.com
Tel: +355 44 503753
Cel: 067 20 30 620
 


Apply WhatsApp
Back
Top