• ofroj vend pune Menaxher/e Marketingu ne kompani distribucioni (F/M)

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një kompani e madhe ne fushen e distribucionit te produkteve te ndryshme ne Tirane, jemi duke kërkuar:

Menaxher/e Marketingu ne kompani distribucioni (F/M)



Pozicioni I Menaxherit te Marketingut ne kompani distribucioni (F) konsiston ne konceptimin, realizimin dhe monitorimin e elementeve te marketingut tradicional ( ATL) ne perputhje me strategjine e marketingut per te rritur imazhin e kompanise.

Kërkesat për pozicionin:

•Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
•Të ketë mbi 3 vjet experience pune në fusha të ngjashme;
•Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
•Të jetëi/e besueshëm;
•Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo pale tjetër;
•Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
•Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
•Te njohe shume mire gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht;
•Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;
•Të njohë shumë mire programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point);

Detyrat kryesore:

1. Konceptimi, realizimi dhe monitorimi i elementeve te marketingut tradicional
2. Ndjekien e realizimit te TVC (spot production)
3. Planifikimin dhe kontrollin e mediaplaneve
4. Radio spot; ndjekien e realizimit te voice over dhe mediaplaneve radio
5. Ndjekien e publikimeve te kompanise ne Median e Shkruar (gazeta, revista etj)
6. Ndjekien e realizimit te dekorit te ambjenteve, si pjese perberese e nje fushate marketing
7. Ndjekja e publikimeve te kompanise ne guida, harta, dhe materiale te ndryshme promovuese
8. Realizimin dhe monitorimin i elementeve Marketing Outdoor (City light, wall banners, pizza, billboard)
9. Ndjekien e fushatave ne perputhje me buxhetin e planifikuar
10. Të raportojë tek menaxheri departamentit per monitorimin e fushatave të marketingut
11. Të analizoje ofertat e furnitoreve dhe te monitoroje aktivitetin e konkurrentëve
12. Gjenerimi i klienteve dhe menaxhimi I hapesires reklamuese te Led Wallit te vendosur ne ambjente te ndryshme

Paga qe ofrohet: 70.000 - 80.000 leke


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:info@albapunesim.al.

Ju lutem shënoni tek subjekti:Menaxher/e Marketingu ne kompani distribucioni (F/M)
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top