• Tirane, ofroj vend pune Arkëtar/e

Shoqëria "2RC" sh.p.k. ushtron veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit dhe konsulencës, duke e shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në sektorin e ndërtimeve civile e industriale, por dhe më gjerë.

Në funksion të kësaj veprimtarie, shoqëria "2RC" sh.p.k. kërkon të punësojë 1 Arkëtar(e), që të plotësojë kriteret e mëposhtme.

Kriteret bazë që duhet të plotësojë kandidati:

1. Të ketë përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë. Studimet pasuniversitare kanë përparësi.

2. Të ketë njohuri dhe eksperiencë në fushën e financës.

3. Të përdorë shumë mirë paketën Office, veçanërisht Excel për pasqyrimin e raporteve dhe përpunimin e të dhënave monetare.

4. Të jetë i/e organizuar, i/e komunikueshëm/e dhe të njohë e respektojë Kodin e Etikës.

5. Te ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në këtë sektor ose në sektor të ngjashëm.


Përshkrimi i pozicionit të punës:

1. Përgatitja e dokumenteve të nevojshëm të arkës dhe bankës për transaksione të arkëtimeve/pagesave.

2. Regjistrim i të dhënave në ditarin e Arkës dhe Bankës.

3. Rakordim ditor i gjendjes kontabël dhe asaj fizike të mjeteve monetare.

4. Raportim te Shefe e Financës për çdo transaksion ditor.



Shënim: Paga është e një niveli të kënaqshëm dhe e negociueshme në përputhje me nivelin e kualifikimit e performancës së kandidatit.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

- CV analitike e eksperiencave të mëparshme të punës;
- Diplomë dhe Çertifikata profesionale në fushën e financës;
- Referenca të eksperiencave të mëparshme të punës.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në adresat e e-mailit: info@2rc.al.

Afati i fundit për pranim deri më datë 20 Tetor 2016.

Tel.: +355 69 20 46 211
Ad.: Rruga "Pashko Vasa", nr. 8, Tiranë.
Web: www.2rc.al

paperclip.png
klikoni foton për ta zmadhuar
 


Apply WhatsApp
Back
Top