• Tirane, kerkohet Dizajner Grafik

LR Health & Beauty Albania ofron mundësi punësimi, me kohë të plotë për Dizajner Grafik.

LR Health & Beauty është themeluar ne vitin 1985, në Ahlen, Gjermani. Sot, pas mbi 30 vitesh, ajo është një nga kompanitë kryesore të Evropës në shitjet direkte. LR Health & Beauty numëron sot mbi 1.000 punonjës në mbarë botën. Prej 5 vitesh LR ka hapur dhe zyrën e saj në Shqipëri. Më shumë informacion në lidhje me ne ju mund të gjeni në website-in tone: www.lrworld.com/al/

Detyrat dhe Përgjegjësitë për pozicionin Dizajner Grafik:

  • Zhvillimi i dizajn për komunikimet e ndryshmet periodike:
    • Ofertat javore
    • Newsletter mujor
    • Informacione te ndryshme
    • Oferta speciale
  • Zhvillimi dhe dizajnimi i koncepteve dhe materialeve të ndryshme kreative për fushata dhe evente, në linjë me direktivat dhe linjën e kompanisë dhe brendit
  • Dizajnimi i imazheve për promovimin/reklamimin e produkteve të ndryshme.
  • Dizajnimi i paketimeve për raste specifike duke iu përshtatur brendit
  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i faqeve të medias sociale të kompanisë (FB, Instagram) dhe faqeve web.
  • Propozimi i ideve të reja kreative te promovimit të produkteve
  • Ilustrim digjital i elementeve grafike.
  • Detyra tjera në lëmin e dizajnit dhe ilustrimit.

Kualifikimet:


  • Të ketë eksperiencë në fushën e reklamimit.

  • Të ketë njohuri shumë të mira në Adobe Illustrator, InDesign & Photoshop.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme në fushat relevante (advertising; identity design; package design; branding; digital illustration);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe Angleze. Gjermanishtja përbën prioritet.

Aftësitë:


  • Të ketë aftësi komunikimi dhe vetë iniciativë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
  • T’i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për zhvillimin e dizajneve.

Ne ofrojmë pagesë shume të mirë; sigurime shoqërore dhe shëndetësore të plota; ambient pune dinamik.
Te gjithë të interesuarit mund të dergojne CV-në në adresën service.al@lrworld.com deri më datë 10 tetor 2016.


Tel. : 042 467 907

Tel. : 042 467 907
 


Apply
Back
Top