• Tirane, ofroj vend pune Specialist kerkimi

Pershkrimi:


ALEN-CO sh.p.k. eshte nje kompani qe ofron sherbime te plota te sistemeve te ndryshme teknologjike dhe industriale. Bashkepunimi yne me kompanite me ne


ze per keto sherbime ka rritur besueshmerine dhe motivimin tone per te qene prane kompanive private dhe institucioneve shteterore per nje periudheve


gati 10 vjecare.


Zgjerimi i kompanise, perkon dhe me krijimin e vendeve te lira te punes, e hapur per te gjithe te sapodiplomuarit, te cilet jane te motivuar dhe te afte


te perballojne kerkesat aktuale te tregjeve globale.


Vendi vakant i ofruar eshte specialist ne fushen e kerkimit te te dhenave dhe perpunimit te tyre.


---------------


Detyrat:


- Te jeni te afte te kerkoni ne baze te te dhenave ate cfare nga ju kerkohet;


- Te jeni te afte te perpunoni materialin ne gjuhen e huaj (anglisht), gjuhet e tjera perbejne avantazh;


- Te jeni njohes i mire i gjuhes shqipe, me qellim perkthimin e sakte (nga gjuha e huaj, kryesisht ajo angleze) dhe me pergjegjesi te te dhenave dhe


dokumentacioneve teknike qe do t'ju kerkohen;


- Te realizoni ne kohe detyrat e percaktuara dhe te sherbeni me korrektesi ndaj klienteve tane;


- Te jeni te motivuar dhe te pergjegjshem per detyren qe mund t'ju ngarkohet.


---------------


Kualifikimet dhe kerkesat:


- Te jeni korrekte dhe te pergjegjshem per punen, me koleget dhe ambientin e saj;


- Te keni mbaruar arsimin e larte ose te jeni student/e ne vitin e fundit te fakultetit (shkencat ekzakte perbejne avantazh);


- Te zoteroni shume mire paketen e Microsoft Office-it;


- Te jeni njohes shume i mire i gjuhes angleze. Gjuhet e tjera perbejne avantazh;

--------------

Kontaktet:

Mund te dergoni CV tuaj ne adresen e email-it endringjeliu@alen-co.com ose te telefononi ne numrin +355 66 206 1281.
 


Apply
Back
Top