• Tirane, ofroj vend pune part time Fotografe

Përshkrimi i kompanise

Ebuy.al është një platformë (dyqan) online në të cilën tregtohen një shumellojshmëri produktesh të firmave/kompanive të ndryshme.

Ne ofrojmë një treg të hapur për të gjitha kompanitë që duan të bëhen pjesëmarrëse dhe duan të shesin diçka në këtë platformë. Qëllimi ynë është të sjellim sa më pranë njëri tjetrit në një treg të përbashkët të pasqyruar nëpërmjet internetit, konsumatorët e të gjitha niveleve si dhe shitesit e ndryshëm që operojnë në tregun Shqiptar.


Përshkrimi i punës

Ne duam t'i shërbejme klientëve tanë në të njëjtën mënyrë qe duam të na sherbejne. Në mënyrë që të bëjmë këtë, ju duhet të ndiqni 3 vlerat tona kryesore: respekt, saktësi dhe kujdes. Keto jane tre vlera &karakteristika qe duhet te udheheqin punen tuaj.

Ebuy.al është në kërkim të një personi për pozicionin: Fotograf/e (Part -Time)

Përshkrimi juaj:


Kujdesi dhe Pasioni për t'i zbukuruar ditën dikujt
Jeni fleksibël dhe keni ambicie pë rritje
I vëmendshëm për detajet.
Aftësi për të punuar dhe për të komunikuar si pjesë e një ekipi

Funksionet kryesore dhe përgjegjësitë

Realizimii set-eve të ndryshme fotografike për produktet tona.

Njohuritë dhe Përvoja

Preferohet Përvojë në pozicione homologe

Pse të punoni për ebuy.al?


Ne kemi një vizion të madh dhe ne po kërkojmë për individë tepër të shkathët, inteligjent dhe punëtorë për të na ndihmuar që ta arrijmë atë. Ky rol është për dikë që e ngacmon ideja e të qenit një pjesë e diçkaje më të madhe se veten. Kandidati ideal do të demonstrojë se si ata mund të sjellin kreativitetin e tyre unik dhe pasionin në vendin e punës.
Zyrat tona janë të vendosura në zemër të Tiranës, pranë ish Bllokut, Rruga "Ismail Qemali" . Një hap ju ndan me disa nga dyqanet, kafet, restorantet më të njohura në qytet.
Mbi të gjitha, ne krenohemi me njerëzit tanë. Ebuy.al ka një ekip që të bën të ndihesh si në shtëpi duke frymëzuar një atmosferë autentike dhe mbështetëse.


Cv tuaj mund ta dergoni deri ne 10/10/2016 ne adresen e email: hr@ebuy.al ose me Poste ne adresen Rr. Ismail Qemali, P. 27, Shk.1, Ap. 24, Tirane.

Per cdo sqarim mund te na kontaktoni ne Tel. 04 2253524

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per te zhvilluar nje interviste me goje.

Te dhenat Tuaja qe do te dergoni ne aplikim te ketij njoftimi do te perdoren vetem per qellimin e perzgjedhjes dhe te vendosjes se marredhenieve te punes. Ato do te trajtohen ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008. Ju ne cdo kohe keni te drejte te kerkoni qe ato t'ju kthehn mbrapsht si dhe te korrigjohen apo fshihen. Megjithate, ne perfundim te procesit te perzgjedhjes, te dhenat e kandidateve jo fitues do te fshihen. Duke aplikuar ne kete njoftim ju na jepni nje autorizim dhe pelqim eksplicit per perpunimin e te dhenave tuaja personale.



Tel. : 04 2253524
 


Apply
Back
Top