• Tirane, ofroj vend pune Agjent Imobiliar

Agjent Imobiliar (m/f)
CENTURY 21 Elite është pjesë e rrjetit më te madh të agjencive imobiliare në Shqipëri, aktualisht kerkojme persona të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar karrieres se Agjentit.
Per kete pozicion pune kerkohen:


  1. Persona Energjik
  2. Ambizioz
  3. Pozitiv
  4. Menaxhes te mire te kohes
  5. Pelqejne punen ne grup
Kriteret:


  • [*=1]Mosha: mbi 22 vjec
    [*=1]Arsimi i Larte
    [*=1]Minimumi zoterimi i një gjuhe te huaj
    [*=1]Njohuri te mira te Ms Office
Nëse mendoni se keni aftësite e duhura dhe jeni kandidat i pershtatshëm, dërgoni CV në adresën tonë të e-mail: info@c21elite.al (deri ne date 25.9.2016)
Profil (Job Description)
Agjenti Real Estate është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar.
Disa nga detyrat e një agjenti Real Estate janë si më poshtë:
1. Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit, ku në përgjithësi përfaqëson njërën palë ose tjetrën.
2. Të bëjë krahasimin e pronave – krahason një pronë aktuale me pronat e ngjashme të cilat ka shitur kohët e fundit, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
3. Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
4. Të promovojë shitjen e pronave përmes reklamave, shtëpive të hapura, dhe pjesëmarrjen në veprimtari cross-marketingu sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
5. Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e shtëpive që janë duke vizituar.
6. Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm
7. Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.
8. Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top