• Shqiperi, ofroj vend pune Psikolog/e

POZICION VAKANT – Psikolog në Qendrën Komunitare Levan, Fier

1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH PROJEKTIT:


Qendra Multi FunksionaleKomunitare Levan, Fier, nje partneritet i Bashkisë Fier me Terre des hommes, që nga Shtatori 2016, do të fillojë ofrimin e shërbimeve të integruara për komunitetin në nevojë. Kjo qendër do të ofrojë shërbime të mbrojtjes së fëmijëve, sherbime mbështetëse për femijet dhe familjet, si dhe shërbim edukimi për fëmijët.

Psikologu është pjesë e njësisë për fëmijën dhe familjen në Qendrën Multifunksionale Komunitare Levan, Fier dhe ofron shërbime psikosociale në mënyrë të integruar me shërbimet e tjera që ofron qendra, për komunitetin në nevojë me nje fokus të veçantë tek femijët në nevoje për mbrojtje dhe ato në proçes ri-integrimi nga migracioni.

FUNKSIONET THEMELORE TË PUNËS:

2. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore




  • [*=1]Identifikon në mënyrë proactive dhe dokumenton rregullisht rastet në nevojë për shërbime psikologjike të familjeve që frekuentojnë qendrën apo me anë të vizitave të planfikuara në familje per të identifikuar nevojat në komunitet, si dhe bashkëpunon me stafin e qendrës, institucionet dhe aktoret e tjerë për te pasur referimet e rasteve qe kane apo mund të kenë nevoje për shërbime psikologjike.
    [*=1]Merr pjesë dhe kontribuon në tryezat multidisiplinare për menaxhimin e rasteve të mbrojtjes së fëmijeve apo të rasteve në nevojë per ri-integrim pas migracionit, sugjeron ndërhyrjet e përshatshme për rastet, bën vlerësimin psikologjik të atyre me nevoja psikologjike dhe ofron këshillim dhe terapi në format dhe metodat që i përgjigjen nevojave të rastit.
    [*=1]Realizon vlerësimin psikologjik të fëmijeve dhe prindërve të cilët janë referuar ose identifikuar për shërbim psikologjik.
    [*=1]Planifikon ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe terapinë në baze të planit individual të ndërhyrjes për fëmijet dhe familjet që frekuentojne qendrën komunitare apo për ato që identifikohen në komunitet apo referohen nga institucione dhe aktorë të tjerë.
    [*=1]Ofron shërbime psikologjike, këshillim dhe/ose terapi psikologjike për fëmijet dhe familjaret e tyre, individuale ose në grup bazuar në nevojat e rastit/rasteve të evidentuara nga vlerësimi psikologjik.
    [*=1]Mban lidhjet e vazhdueshme me prindërit apo të afërmit e femijeve dhe shkëmben informacion lidhur me zhvillimin e femijës në përputhje me etikën e profesionit.
    [*=1]Zhvillon aktivitete psikosociale dhe aktivitete për zhvillimin e aftësive për jetën me fëmijet apo në mënyrë të ndërthurur me të rriturit duke vendosur objektiva psikosocial për pjesëmarrësit gjatë realizmit të tyre.
    [*=1]Realizon sesione informimi, trajnimi, ndërgjegjesimi, promovimi me fëmijët dhe familjarët e tyre apo anëtare në nevoje të komunitet me ne fokus mirërritjen e fëmijëve, metodat e disiplinimit poztiv, stadet e zhillimit të fëmijëve sipas grupmoshave, mbështet femijet e traumatizuar, në nevojë apo me nevoja të vecanta etj..në bazë të temave relevante për nevojat e komunitetit.
    [*=1]Zhvillon nje program mentorimi me te rinjte ne rrezik, duke e konceptuar, planfikuar dhe realizuar ate per rastet e te rinjeve pa mbeshtetje psiko-sociale.
    [*=1]Bashkepunon ngushtesisht me stafin e qendres dheaktoret e institucionet lokale ne te gjithe fazat e ofrimit te sherbimit qe nga identifikimi, referimi, vleresimi, plani I nderhyrjes, implementimi I tij, ndjekja ne vijimesi dhemonitorimi, deri ne mbylljes e rasteve, si dhe ne aktivitetet qe nderhyjne tek nevojat psiko-sociale te komunitetit me aktivtete promovuese, edukuese, parandaluese, ndergjegjesueseapori-integruese.
    [*=1]Dokumenton dhe ruan ne menyre konfidenciale dosjen per secilin rast apo grup ne trajtim ne baze te etikes se profesionit.
    [*=1]Dokumenton aktivitetet edukuese, promovuese dhe ndergjegjesuese qe realizon.
    [*=1]Jep rekomandime per aplikimin e njohurive, pervojave dhe praktikave bashkekohore me ne qender femijen dhe zhvillimin e potencialit te femijes dhe plotesimit te nevojave te tyre psiko-sociale me profesionistet e profesionave te tjera ne qender apo institucionet me te cilat bashkepunon, perfshire trajnime per profesionistet kur te jete e nevojshme.
    [*=1]Raporton me shkrim dhe verbalisht te pergjegjesi i qendres periodikisht per ecurine e punes dhe realizmin e detyrave funksionale.
    [*=1]Ndjek realizimin e detyrave, planeve mujore dhe ditore te qendres.
    [*=1]Mban pergjegjesi ligjore per jeten e femijeve kur konstatohen shkelje, abuzime, dhune fizike, psikologjike, seksuale.
    [*=1]Zbaton me perpikmeri rregulloren e qendres dhe udhezimet qe vijne nga Sherbimi Social Shteteror per te kryer me perpikmeri dhe rendiment punen e tij/saj.
    [*=1]Siguron zbatimin dhe respektimin e Politikes se mbrojtjes se femijeve nga stafi dhe persona te tjere qe kane kontakte me femijet.

3. Kualifikimet e nevojshme:


  • Te kete mbaruar arsimin e larte, degaPsikologji.
  • Te kete eksperience se paku 3 vjecare ne ushtrimin e profesionit me te rriturit dhe me femijet.
  • Te kete njohuri shume te mira te keshillimit si dhe terapise individuale dhe ne grup, te dinamikave te grupit, faza vete zhvillimit te femijes dhe mirerritjes se tyre.
  • Te kete njohuri dhe eskperience te punes multidisiplinare ne menaxhimin e rasteve apo ne trajtimin e tyre si dhe ne ofrimin e sherbimeve psiko-sociale.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikimi, ndermjetesimi dhe intervistimi.
  • Te jete I rezervuar, te marre pjese ne hartimin dhe sigurimin e zbatimit te proçeduarave te rendesishme qe kane te bejne me konfidencialitetin dhe rregullat e sigurise.
  • Te kete aftesi te perballet qetesisht me gjendjet emergjente, te kete aftesi perkujdesje.

Të gjithë personat që punojnë me programet e Tdh janë të detyruar të respektojnë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Procedurat.


KONTAKT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV dhe një letër interesi jo me vonë se 25 Shtator 2016, në adresën elektronike: recruitment@tdhalbania.org.

*Njoftim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 


Apply
Back
Top