• Tirane, ofroj vend pune part time Kujdesi ndaj Klientit

Përshkrimi i kompanise

Ebuy.al është një platformë (dyqan) online në të cilën tregtohen një shumellojshmëri produktesh të firmave/kompanive të ndryshme.

Ne ofrojmë një treg të hapur për të gjitha kompanitë që duan të bëhen pjesëmarrëse dhe duan të shesin diçka në këtë platformë. Qëllimi ynë është të sjellim sa më pranë njëri tjetrit në një treg të përbashkët të pasqyruar nëpërmjet internetit, konsumatorët e të gjitha niveleve si dhe shitesit e ndryshëm që operojnë në tregun Shqiptar.

Përshkrimi i punës
Ne duam t'i shërbejme klientëve tanë në të njëjtën mënyrë qe duam të na sherbejne. Në mënyrë që të bëjmë këtë, ju duhet të ndiqni 3 vlerat tona kryesore: respekt, saktësi dhe kujdes. Si asistent në shërbimin ndaj klientit për eCommerce, ju duhet të siguroni komunikim miqësor dhe të qartë me klientët tanë.
Ebuy.al merr porosi në internet nga i gjithë vendi dhe bota. Është e rëndësishme që shërbimi ndaj klientit të jetë i organizuar, efikas, dhe gjithmonë me mendimin për t'i shërbyer klientit. Ju gjithashtu do të ndihmoni në procesimin e porosive.

Orari: Part -Time


Përshkrimi juaj:


Kujdesi dhe Pasion për t'i zbukuruar ditën dikujt
Mësoni shpejt, jeni fleksibël dhe keni ambicie pë rritje
Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me gojë dhe me shkrim
I vëmendshëm për detajet
Aftësi për të punuar dhe për të komunikuar si pjesë e një ekipi

Funksionet kryesore dhe përgjegjësitë

Ndjenja e vërtetë e kujdesit për klientët tanë
Të filtroni prioritetin e porosive para përmbushjes
Përmbushja e kthimeve dhe ndërrimeve
Ndërgjegjësimi i shitjeve aktuale dhe kërkesat e konsumatorëve që kanë të bëjnë me përvojën e përgjithshme të klientëve
T'i përgjigjeni pyetjeve të konsumatorëve përmes e-mailit, facebook, instagram, telefon, chat, whattsup, viber me ndjeshmëri, zgjidhje dhe shpejtësi.
Në mënyrë të pavarur të kërkoni zgjidhje për problemet e konsumatorëve, të bëni pyetje kur jeni të pasigurt për përgjigjen, dhe të përdorni gjykimin e shëndoshë për të deleguar problemet tek personi i duhur kur është e nevojshme
Përdorni kreativitetin, të menduarit strategjik, dhe shkathtësinë për të mbështetur Menaxherin e Shërbimit ndaj Klientit në krijimin dhe zbatimin e sistemeve të reja dhe raporteve që të modernizojë proceset e Shërbimit ndaj Klientit

Njohuritë dhe Përvoja

Diplomë të shkollës së lartë
Preferohet Përvojë në Shërbimin ndaj klientit
Aftësi në përdorimin e kompjuterit i, Microsoft Office, Gmail
Të dini të paktën një gjuhë të huaj

Pse të punoni për ebuy.al?


Ne kemi një vizion të madh dhe ne po kërkojmë për individë tepër të shkathët, inteligjent dhe punëtorë për të na ndihmuar që ta arrijmë atë. Ky rol është për dikë që e ngacmon ideja e të qenit një pjesë e diçkaje më të madhe se veten. Kandidati ideal do të demonstrojë se si ata mund të sjellin kreativitetin e tyre unik dhe pasionin në vendin e punës.
Zyrat tona janë të vendosura në zemër të Tiranës, pranë ish Bllokut, Rruga "Ismail Qemali" . Një hap ju ndan me disa nga dyqanet, kafet, restorantet më të njohura në qytet.
Mbi të gjitha, ne krenohemi me njerëzit tanë. Ebuy.al ka një ekip që të bën të ndihesh si në shtëpi duke frymëzuar një atmosferë autentike dhe mbështetëse.



Cv tuaj mund ta dergoni deri ne 30/09/2016 ne adresen e email: hr@ebuy.al ose me Poste ne adresen Rr. Ismail Qemali, P. 27, Shk.1, Ap. 24, Tirane.

Per cdo sqarim mund te na kontaktoni ne Tel. 04 2253524

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per te zhvilluar nje interviste me goje.

Te dhenat Tuaja qe do te dergoni ne aplikim te ketij njoftimi do te perdoren vetem per qellimin e perzgjedhjes dhe te vendosjes se marredhenieve te punes. Ato do te trajtohen ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008. Ju ne cdo kohe keni te drejte te kerkoni qe ato t'ju kthehn mbrapsht si dhe te korrigjohen apo fshihen. Megjithate, ne perfundim te procesit te perzgjedhjes, te dhenat e kandidateve jo fitues do te fshihen. Duke aplikuar ne kete njoftim ju na jepni nje autorizim dhe pelqim eksplicit per perpunimin e te dhenave tuaja personale.



Tel. : 04 2253524
 


Apply
Back
Top