• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER PROJEKTI


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizoje zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe bënda buxhetit të projektit pra sipas projekt-preventivit;
  • Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit;
  • Të detajoje dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyre zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në perfundimin e projektit;
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Të përfaqesojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin;
  • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportoje dhe mbajë përgjegjësi edhe për performancën e ekipit/stafit të projektit;
  • Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të zhvillojë fushata prokurimi periodike sipas nevojave për produkte të kompanisë dhe të projektit si dhe fushata periodike kontrolli të kushteve të tregut – cilësi dhe ҫmim të materialeve që po merren sipas kontratave ekzistuse;
  • Pas fushatave të prokurimit të finalizojë dhe të ndjeke lidhjen e kontratës me furnitorë të rinj ose ekzistues;
  • Të bëje porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të ndjeke realizimin e tyre;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, etj. Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;

Eksperiencë Pune: Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune dhe preferohet në sektorin e ndërtimit;

Aftësi:


  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj;
  • Të përdorë mire programet bazë Office, Outlook etj;
  • Avantazh përben njohja e programit Alfa Bussines dhe AUTOCAD

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Mars 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top