• Tirane, ofroj vend pune turni i dyte Kujdestare shtëpie

Një përshkrimi shkurtër i punës
Ne jemi një çift intelektualësh në kërkim të një gruaje profesioniste që të kujdeset për shtëpinë dhe djalin tonë 5 vjeçar pas kthimit nga kopshti. Ne kërkojmë nga kjo grua të ketë integritet të lartë dhe që të jetë e vëmendshme ndaj detajeve.
Qëllimi i punës është që ju të krijoni një mjedis të pastër dhe të rregullt si dhe të kujdeseni për fëmijën apo ta shoqëroni atë në kurset e pasdites. Përmbushja e këtyre kërkesave me përpikmëri do të jetë faktori kryesor në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënies sonë.
Nëse ju do të përzgjidheni të punoni për familjen tonë orari juaj i punës do të jetë nga ora 12:00 e drekës deri në orën 20:00. Të Shtunën nga ora 10:00 – 16:00 dhe e Diela është pushim përveç rasteve kur të dyja palët bien dakord për ndryshime.
Puna është e ndarë në dy pjesë nga 4 orë secila. Nga ora 12:00 deri në 16:00 kërkohet që të bëni punët e shtëpisë (lexo më poshtë) dhe nga ora 16:00 deri në 20:00 të kujdeseni për një fëmijë të moshes 5 vjeç që kthehet nga kopshti.

Përgjegjësitë

· Të kujdeseni me përgjegjësinë më të lartë për fëmijën gjatë gjithë kohës që është nën kujdesin tuaj.
· Ta shoqëroni në kurset e pasdites (në një distancë të afërt me shtëpinë).
· Ta ndihmoni dhe ta mësoni me kujdes mbi rregullat e mirësjelljes.
· Të kryeni brenda orarit të caktuar të gjitha aktivitetet e rëna dakord më parë si; Pastrim, rregullim, ndërrim çarçafësh sipas planifikimit, hekurosje, larje, gatim, pazaret e shtëpisë (kur kërkohet),larja e xhamave, etj...
· Të siguroheni që të gjitha ambientet janë inspektuar dhe rregulluar me kujdes sipas udhëzimeve të dhëna nga zonja e shtëpisë.
· Të mbroni pajisjet dhe orenditë shtëpiake nga dëmtime prej pakujdesive. Të njoftoni menjëherë nëse një incident ndodh.
· Të jeni të kujdeshëm në përdorimin eenergjisë elektrike apo të burimeve të tjera që ju besohen.
· Të njoftoni në kohë në rastet kur sëmureni apo keni nevojë për kohë të lirë. (Përjashto rastet kur është sëmundje apo fatkeqësi ju lutem të njoftoni 1 javë përpara)
· Të trajtoni të gjitha ankesat apo kërkesat me profesionalizëm, durim dhe qetësi.

Kërkesa dhe pagesa
Nëse mendoni që mund të punoni në një familje me kushtet e mësipërme

Ju lutem dërgoni një CV me fotografi dhe letra reference nga punëdhënës të mëparshëm tek adresa e emailit [FONT=Arial][SIZE=3][COLOR=#0563c1]bdpalbania@gmail.com[/COLOR][/SIZE][/FONT]
Nëse përzgjidheni për të punuar në familjen tonë do ju duhet të sillni një fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës.
Nëse nuk keni letra reference ju lutem dërgoni numrat e kontaktit të punëdhënësve të mëparshëm.
Shtëpia ndodhet në zonën e liqenit pranë kopshtit botanik. Stacioni më i afërt i autobuzit urban që niset nga qendra dhe anasjelltas ështe 150m larg shtëpisë dhe vjen çdo 20 minuta.
Paga e ofruar është 25’000 Lekë në muaj.
Për çdo pyetje mund të telefononi në nr e celularit 0692132496



Cel. : 0692132496

Cel. : 0692132496
 


Apply WhatsApp
Back
Top